07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

Fabula

Përralla

Rrëfimi i shkurtër.

Në vargje ose në prozë.

Ka kuptim të fshehur me nota satirike.

Ka pak hollësi.

Ka moral.

Rrëfimi i gjatë.

Shkruhet në prozë.

Ka shumë hollësi.

Ka formula të gatshme të hyrjes dhe

mbylljes.

Elemente fantastike

Kanë personazhe kafshë

Hapi I- Lexim i drejtuar. Nxënësit lexojnë bukur, të ndarë në role fabulat. Gjatë leximit nënvizojnë dhe fjalët e

reja e më pas i shpjegojmë ato.

Koprrac – njeri dorështrënguar.

Kallëp floriri – copë druri a metali në një formë katërkëndore.

Dekika - minuta.

Sukë – vend i ngritur mbi një fushe, kodër e ulët.

Shullë – vrimë nga del uji i mbledhur në një gropë.

Kuturis – u ngatërrua.

Hienë – kafshë e egër gjitare me trup si të ujkut.

Hapi II Punë me tekstin – Praktikë e drejtuar

Kuptojmë tekstin: 1. Më poshtë, janë renditur disa fjali që japin informacion rreth temave të fabulave të

mësipërme. Ju duhet të gjeni se kujt I përket secila prej tyre, duke shkruar në krah numrin e fabulës

përkatëse.

Në të vërtetë, princin e vrau luani ______ (Djali dhe mbreti i pikturuar – Ezopi )

Ndonjëherë fiton ai që reziston më shumë dhe jo më i shkathëti, më i shpejti._____ ( Breshka dhe lepuri )

Nëse pasurinë nuk e përdor, e humbet._____ (Koprraci dhe floriri i tij – Ezopi )

Kur je i pikëlluar, edhe shpagimi i gënjeshtarit të ndihmon ______( Hakmarrja e leopardit )

Hapi III- Interpretimi dhe gjuha e tekstit: Praktikë e pavarur

Mesazhi i një krijimi letrar është ideja, mësimi, morali që përcillet te lexuesi.

2. Fabulat e përcjellin mesazhin përmes humorit. Shpjegoni rolin e gjuhës humoristike duke e ilustruar me

shembuj nga fabulat më lart.

Fabula e parë: Kur ishe aty, ti në të vërtetë nuk e kishe, sepse nuk e përdore as edhe një herë.

Fabula e dytë: ( dy paragrafët e fundit )

Fabula e tretë: ( Jo,gabohesh,- tha më në fund. Nuk e kanë bërë elefantët, por dhitë. Dhitë e vranë tim bir!

Fabula e katërt: ( Breshka eci gjithë ditën…)

3. Mesazhet e fabulave vijnë në formën e një zinxhiri me fjalë kyçe. Gjeni nga tri fjalë kyçe për secilën

fabul.

a. Koprrac,kallëp floriri,thesarin e fshehur;

b. Mbret,djalë,luan,pikturë,ëndërr gënjeshtare;

c. Lepur,breshkë, kaçube, qëndresë;

d. Leopard,elefant,hienë,shkel,këlysh,klithmë.

Vlerësimi i nxënësve mbështetet në përgjigjet që kontrollojnë të kuptuarin e pjesës, interpretimin e saj

kuptimor, si dhe formulimin e mesazhit.

Detyrat : Gjeni një fabul tjetër dhe interpretoni mesazhet dhe këshillat e saj.

80

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!