07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha Shqipe 7

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:

Hapi i parë-parashikim me terma paraprakë

Mësuesi shkruan në dërrasë fjalët:

ky, këta, të tillë, vetes, cili? Kë?, i sati, me se.

Me këto fjalë krijoni një tekst me 5-6 fjali p.sh.:

Ky libër që i caktova vetes për ta lexuar shpejt, po më duket i mërzitshëm. Ju do të pyesni:

Cili është ky libër? Të gjithë këta libra që kam në listën e rekomanduar nga mësuesja e gjuhës

shqipe, duhet t’i lexoj, por të tillë, si ky, do të më kërkojnë një kohë më të gjatë. Kë duhet të

dëgjoj, mamin apo motrën? Me se do të merrem në kohën e lirë? Të satin do ta lexoj këtë

libër? Ma thoni ju.

Hapi i dytë-Punë në grupe

Nxënësit/et lexojnë tekstet e shkruara në fletore dhe emërtojnë përemrat e përdorur për aq sa

kanë mësuar në klasën e VI. Gjejnë tek njëri-tjetri në janë përdorur të gjithë fjalët e dhëna në

tabelë.

Hapi i tretë-tabelë koncepti

Nxënësit/et përgatisin tabelë me përemrat që kanë mësuar në klasën e VI (vetorë, dëftorë,

pronorë, pyetës).

2. Ndërtimi i njohurive të reja

Hapi i katërt-Tabelë koncepti

Mësuesi/ja prezanton tabelën e librit me përemrat në dërrasën e zezë (me flipçart ose me

video projektor) dhe nxënësit/et përsëritin shtatë llojet e përemrave.

Hapi i pestë-punë në grupe dyshe

Nx. lexojnë në dyshe informacionin e dhënë në libër për përemrat vetvetorë (vetja, vetvetja),

dëftorë(ky, kjo, këta, këto, i tillë, i atillë, ai, ajo, ata, ato), pyetës(kush, cili, ç’, çfarë, sa, i sati,

(me) se).

Hapi i gjashtë- shpjegim dhe tabelë koncepti/pyetje përgjigje

Mësuesi shpjegon në çështjet kryesore:

-Çfarë tregon përemri vetvetor? Atë që e kryen veprimin dhe atë mbi të cilin bie veprimi.

Lakohet.

-Çfarë tregon përemri dëftor? Frymorë që ndodhen:

Afër folësit- ky, kjo, këra, këto, i tillë, i këtillë

Larg folësit -ai, ajo, ata, ato, i atillë, të atillë ( lakohen)

Si mund t’i dallojmë përemrat ai, ajo, ata, ato kur janë vetorë dhe ku janë dëftorë? Shembuj.

Cilët janë përemrat pyetës? ( kush, cili, ç’, çfarë, sa, i sati, me se).

Përse përdoren ata? Cilët prej tyre lakohen? Shembuj.

3.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Hapi i shtatë-

Mësuesi/ja vizaton në tabelë skema dhe kërkon nga nxënësit/et t’i plotësojnë me sa

më shumë përemra vetorë, vetvetorë, dëftorë, pyetës

181

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!