07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

ndryshimet e mëdha, me problemet e veta,me varfërinë, por përsëri, ajo mbeti e paepur duke sfiduar gjithçka.

4. Përshkruani ndjenjën e lartë të poetit në strofën e tretë. Me se lidhet ajo? – Lidhet me dashurinë e

pakushtëzuar që një njeri ka për vendin e tij dhe me të qenit brez pas brezi në këto troje).

5. Si e kuptoni metaforën në vargun: “ Vendi im, një ulli përjetësisht i gjelbër “do të qëndrojë gjithmonë ndër

shekuj dhe duke përcjellë mesazhe Paqeje dhe dashurie në botë).

Kujtojmë:

Metafora emërton një send a një dukuri me emrin e një sendi a dukurie tjetër që i ngjan. Pra, metafora është

përdorimi i një fjale në një kuptim

të ngjashëm, por të ndryshëm nga kuptimi i saj i zakonshëm.

Hapi VI: Gjuha e poezisë:

- Çfarë ndjesish sjell te ju përdorimi i përsëritur i përemrit im ( vendi im)? - E personalizon duke e bërë

të vetën. Krijon lidhje pronësie me vendin. Shpjegoni me fjalët tuaja kuptimin e fjalëve:

Shpatullgjerë – njeri trupmadh me shpatulla të gjera.

Këmbëmbledhur – me këmbë në tokë.

Vlerësimi i nxënësve mbështetet në saktësinë e përgjigjeve të nivelit kuptimor, analizën, interpretimin,

shpjegimin e frazave të përdorura nga autori në këtë poezi, si dhe reflektimin rreth temës.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ktheni poezinë në prozë. Ruani fjalët kyçe dhe figuracionin në tekstin tuaj

përshkrues.

Data:

PLANIFIKIMI DITOR

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore: Mëngjesi O. Khajam

Situata e të nxënit: Poezi për natyrën

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

2. Kompetenca e të menduarit

3. Kompetenca e të nxënit

4. Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

- zbulon detajet përshkruese të poezisë;

- përcakton llojet e figurave letrare; - bën

analizën metrike të poezisë;

- ----krahason

poezinë “ Mëngjesi ” me poezinë “Thuaja këngës me gëzim”,

duke nxjerrë në pah elementet e përbashkëta dhe

ndryshimet që ato kanë.

Burimet: : teksti mësimor, tabela e zezë, fletore, libri

“Rubairat “ O Khajam

Fjalët kyçe:

- mëngjesi;

- dielli gjahtar;

- retë;

- trëndafili;

- bilbili;

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Biologjia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Parashikim me terma paraprakë -Diskutim -Ditar dypjesësh

118

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!