07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

Mësimi: Udhëzime, shpjegime, receta

Si të bëjmë një prezantim në klasë

Hapi 1: Planifikoni prezantimin tuaj.

Hartoni planin e punës për realizimin e prezantimit tuaj, duke përcaktuar hapat kryesorë të

zbatimit; Përpunoni idenë tuaj për çështjen e caktuar në varësi të qëllimit, planifikoni aktivitetet

kryesore, afatet, vendin, personat, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e tyre dhe

parashikoni pengesat e mundshme gjatë realizimit;

Regjistroni, skedoni dhe përdorni teknika të tjera për të menaxhuar informacionin/ faktet ose

formulat për një temë duke i radhitur ato sipas llojit, burimit dhe rëndësisë;

Hapi 2: Praktikohuni.

Praktikohuni para familjes, miqve tuaj, ose para pasqyrës, duke lexuar prezantimin tuaj. Kjo është

një mënyrë e mirë për t`u parapërgatitur dhe zbutur emocionet tuaja, për momentin final ku do

të referoni para klasës. Pyesni miqtë tuaj për reagimet dhe kritikat pasi të keni përfunduar

prezantimin tuaj. A u realizua prezantimi në kohën e duhur? Si ishte paraqitja e prezantuesit? A u

shtjelluan në mënyrë të qartë të gjitha pikat?

Hapi 3: Përgatitni prezantimin.

Veçoni informacionet që ju nevojiten nga librat, gazetat, revistat, interneti, radioja, TV etj., i

komentoni dhe i shfrytëzoni ato si referencë gjatë prezantimit tuaj;

Organizoni mendimet tuaja për temën/ problemin e dhënë dhe parashtroni pyetje (pse, çfarë, si,

kur), gjatë prezantimit të materialit tuaj.

Argumentoni ndërmarrjen e hapave konkretë, të cilët çojnë në zgjidhjen e një problemi, nëse ai

qëndron në thelb të materialit tuaj;

Shpjegoni qartë dhe saktë kuptimin e termave të përdorur, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e

përshtatshëm;

Ju, sigurisht nuk jeni një ekspert, apo të keni lexuar çdo libër ose faqe interneti të shkruar për

temën tuaj, por ju duhet të jeni në gjendje t`i përgjigjeni çdo pyetjeje të mësuesit tuaj ose të

shokëve të klasës. Merrni citate nga burime të besueshme. Thëniet e bukura e të gjetura e

pasurojnë dhe e bëjnë interesant një prezantim. Sigurohuni që burimet tuaja të informacionit

janë të besueshme, gjithashtu. Kini kujdes! Jo gjithmonë mund t`i besohet informacioneve të

marra nga interneti.

Hapi 4: Prezantoni.

Menaxhoni emocionet, ndjenjat, kohën, shfrytëzimin e materialeve dhe mjeteve gjatë kryerjes së

një detyre/aktiviteti (në klasë/shkollë apo diku tjetër). Lexoni rrjedhshëm, me intonacionin e

duhur. Buzëqeshni me audiencën tuaj. Tregohuni i kënaqur: ju jeni gati për t`u mësuar të tjerëve

diçka që ata nuk e dinin më parë.

Në një prezantim, ju mund të përdorni mediat digjitale dhe mjediset informative për të

komunikuar dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e

njohurive; Prezantimi juaj mund të jetë digjital ose mund të përdoren mjete të punuara nga vetë

nxënësit, si: tabela konceptuale, postera, makete, albume me fotografi etj.

250

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!