07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha Shqipe 7

Burimet: mjete të teknologjisë CD, regjistrime në video.

Lidhja me fushat e tjera ose

me temat ndërkurrikulare:

Historia

Teknologjia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

-Stuhi mendimi -Dëgjim i drejtuar (DRTA) -Punë në grupe -Lojë në role

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

I. Veprimtari paraprake

Hapi i parë – Stuhi mendimi

M përmes një regjistrimi jep disa anekdota dhe pyet nxënësit të thonë se për çfarë gjinie letrare

flitet. Cilat janë karakteristikat e tyre. Si lindin ato a pëlqehen?

II. Zhvillimi i situatës

− Hapi i dytë – Dëgjim i drejtuar -DRTA

− Mësuesi/ja jep të regjistruar ose lexon anekdotën ’Skënderbeu dhe Ballabani”. Pasi e lexon,

bën ndalesën e parë duke iu drejtuar nxënësve pyetjet.

− Ndalesa e parë

− Kush është Ballaban Pashë Badera? Çfarë i dhuroi ai Skënderbeut? Si iu përgjigj

Skënderbeu? A ju pëlqen kjo përgjigje? Pse?

− Ndalesa e dytë:

− Lexohet anekdota ”Mençuria e Lekë Dukagjinit”. Pasi e dëgjojnë, nxënësit iu përgjigjen

pyetjeve që iu drejton mësuesi:

− Kush është Lekë Dukagjini?Përse është shquar ai? Si ju duket veprimi i tij/Si e vlerësoni?

Bëri mirë apo bëri keq? Çfarë tregon kjo për karakterin e tij?

− Ndalesa e tretë: Dëgjohet anekdota “Ali Pasha dhe Napoleoni”.

− Pyetjet e mësuesit: Si ju duket veprimi i Ali Pashës, pasi keni dëgjuar përgjigjen e tij”

Napoleon, më parë dërgo paratë që të marrësh grurin”?

− Ndalesa e katërt: “Anekdota e Sokratit”

− Pyetjet e mësuesit: Si ju duket përgjigja e parë në lidhje me të hollat? Jeni dakord me këtë

këshillë?

− Si ju duket përgjigja e dytë e filozofit, në lidhje me forcën?

− Ndalesa e pestë (Anekdotat nga jeta e përditshme)

− 1. Mësuesi pyet: Si ju duket përgjigja e djalit?

− 2. Si ju duket përgjigja e Anës?

− 3. Si ju duket përgjigja për indiferentizmin?

− 4. Si ju duket dialogu mes djemve? Ka humor? Ku qëndron humori?

III. Përforcim njohurish

-Hapi i tretë: Interpretim, lojë në role, punë e pavarur

Kërkohet të tregohen në grupe anekdota të tjera. Pasi t’i kenë dëgjuar, kërkohet të bëjnë pyetje dhe

komente në lidhje me mesazhet që ato përcjellin.

Punë e pavarur

Kërkohet të plotësohet tabela e f. 36. E nisin në klasë, por mund ta vazhdojnë edhe si detyrë

shtëpie.

Vlerësimet në situatë/Veprimet në situatë

− Riprodhojnë situata udhëhequr nga imazhet e tekstit.

− Gjejnë dhe përcaktojnë saktë problematikën për çdo situatë.

− Japin argumente të sakta udhëhequr nga informacionet e dëgjuara.

− Luajnë në role, dëgjojnë përvoja personale, japin të tyret.

− Diskutojnë për konfliktin dhe mirëkuptimin.

43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!