07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha Shqipe 7

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:

Hapi i parë- Puna me fisha

Mësuesi/ja u jep nxënësve në tabelë dhe në fisha disa fjalë dhe së bashku vendosin theksin e

tyre: mik, qen, det- fjalë njërrokëshe

liri , mollë, emër, femër, pulë- theksi bie te rrokja e parafundit

stoli, liri, shtëpi, baba, fole- theksi bie te rrokja e fundit.

flutura, kumbulla, pluhuri- theksi bie te rrokja e parë (tejfundore)

2. Ndërtimi i njohurive të reja:

Hapi i dytë- punë e pavarur

Nxënësit/et lexojnë në heshtje informacionin e dhënë në libër për theksin e fjalëve në gjuhën

shqipe:

- rrokja e theksuar në çdo fjalë;

- rrokja e theksuar në fund të fjalës;

- rrokja e theksuar në rrokjen e parafundit;

- rrokja e theksuar në rrokjen e parë të fjalës.

Hapi i tretë- punë e pavarur

Nxënësit/et lexojnë fjalët që janë dhënë me theks fundor, parafundor, tejfundor dhe theksin e

fjalisë; në fjalitë pyetëse, urdhërore, dëftore. Japin nxënësit. shembuj të tjerë, veçojnë fjalën

që duan të theksojnë.

Hapi i katërt- minileksion

Mësuesi ndalet në: këshilla për të folur dhe për të lexuar në mënyrë të qartë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve:

Hapi i pestë- punë në grupe

Nxënësit/et punojnë në dyshe ushtrimin 1, 2, 3, (në libër). Pastaj i kontrollojmë ushtrimet një

e nga një, ku nxënësi/ja shqipton fjalën dhe qortojnë rastet kur kanë vendosur gabim theksin

në fjalë dhe te fjalive te ush. 3.

Hapi i gjashtë- punë e pavarur

Ushtrimi 4-5 i punojnë dy nxënës/e në dërrasë, shkruajnë fjalitë me fjalët e dhëna që

formojnë homonime duke ndryshuar theksin.

Hapi i shtatë-punë në grupe

Ushtrimet 6-7 në punën me grupe siç jepet në libër. Nxënësit vlerësojnë qëndrimin emocional

të shokut në lidhje me tekstin që lexon.

Zgjidhja e ushtrimeve:

Ushtrimi 1. Vëllai i madh është gati një kokë më i madh dhe shumë më i fortë se Arbëi.

Këshilla e Jonit iu duk më e arsyeshme. Por, në fakt, vetëm pak më vonë Franci e kuptoi se

edhe këshilla e tij nuk vlente. Në të vërtetë atij nuk i pëlqen ta trembë më vëllanë e tij të

madh.

Ushtrimi 2. Libri; miku; çanta;

kumbulla, petulla, fletorja

punuakëshim, stërvitemi, tjetërsohet

Ushtrimi 3. Divan të madh; një baule; simpatikë; kështu; mendjeje; zhytur në mendime;

kohë.

Ushtrimi 4. Nuk shihje fletë peme gjëkundi. Librit iu gris një fletë nga fundi.

E hoqi vazon e luleve nga dritarja. Sa bukur e hiqte vallen.

Malli i skaduar duhet hequr nga dyqani. Kam mall për vendlindjen time.

Vera është stina më e bukur e vitit. E shtruan tavolinën me verë të mirë.

Po pres një shoqe për në koncert. Ma jep mua ta pres bukën me feta të holla.

Ushtrimi 5. Vesh- vesh diçka në trup; vesh- organ i njeriut për dëgjim

fletë- fletë peme; fletë libri a fletoreje.

151

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!