07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha Shqipe 7

Burimet: teksti mësimor, CD, regjistrime,

videoprojektor.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Qytetaria

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

-Situata rasti -Rrjet diskutimi -Punë në grupe

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

I. Veprimtari paraprake

Hapi i parë – Stuhi mendimi

Mësuesi/ja u drejton nxënësve një pyetje “Si e kuptoni bashkëjetesën me njëri - tjetrin në

shkollë?”

Kërkon që nxënësit të përgjigjen duke ilustruar me shembuj, raste të problematikave që

iu lindin.

II. Zhvillimi i situatës

− Hapi i dytë – Rrjet diskutimi

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të lexojnë fragmentin e ushtrimit 1, më pas të thonë se

kujt i japin të drejtë. Vajzës?Djalit? Pasi nxënësit shprehen, organizohet rrjeti i diskutimit.

Grupi pro djalit, bashkohen bashkë dhe grupi pro vajzës bashkohen më vete. Japin

mendime pro dhe kundra qëndrimeve të tyre në lidhje me problemin që kanë këta dy

fëmijë. Ky hap përfshin edhe ushtrimin 1.

Hapi i tretë- Punë me grupe ekspertësh 4-she, Minileksion

Mësuesi/ja udhëzon që në grupe 4-she të diskutojnë rreth marrëdhënieve që kanë me

shokët e tyre dhe se sa keq ndjehen, nëse dikush vë në lojë për tipare të veçanta: flokët,

ngjyrën e lëkurës, mënyrën e të ecurit etj. (Ushtrimi 3)

Hap i katërt: Punë në grupe

Punohet ushtrimi 5, 6 në tekst.

II. Përforcim njohurish

Hapi i pestë – Punë me grupe ekspertësh

Nxënësit argumentojnë rreth profesioneve për vajza/djem dhe bëjnë propozime.

Diskutojnë edhe për sportet për djem e vajza. Sjellin argumente rreth këtyre problematikave

që lidhen me çështjen djem-vajza. Punohet dhe diskutohet edhe shprehja e ushtrimit”Bota

është një fshat i vogël.”

Ideja e kësaj thënieje synon që nxënësi ta zbërthejë në këtë mënyrë: Falë teknologjisë njerëzit

komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme. Ata ndjehen afër njëri-tjetrit, si kurrë më parë.

Komunikimi dhe afrimiteti, ashtu sikur në një fshat të vogël, sjell mungesën e largësisë dhe

funksionimin si një grup unik, të gjithë së bashku pa dallime gjinore, raciale, fetare, sociale.

Koha mësimore: Sugjerohet që kjo situatë të zhvillohet 1orë

Vlerësimet në situatë

Veprimet në situatë

− Shprehin mendime në lidhje me çështje të caktuara.

− Gjejnë argumente në lidhje me temën djem-vajza.

− Flasin për dallimet dhe paragjykimet vajza-djem.

− Mbajnë qëndrime rreth çështjes së diskriminimit për arsye, race, feje, apo për fëmijët me

nevoja të veçanta.

Vlerësimi:

Kjo temë quhet e realizuar kur nxënësit në përgjithësi kanë shprehur opinione dhe argumente që

lehtësojnë dhe mundësojnë vendosjen e marrëdhënieve humane mes njëri-tjetrit dhe respektimin

55

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!