07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

-analizon personazhet dhe sjelljet e tyre në fragment;

-interpreton fjalët dhe frazat e dhëna të përdorura në tekst;

-dallon paragrafët ku rrëfehet nga ata ku përshkruhet;

-reflekton rreth ideve të pjesës.

Burimet: Teksti i nxënësit, foto nga

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

Gjirokastra,videoprojektor, materiale për Kadarenë etj. ndërkurrikulare:

Historia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

-Diskutim - Stuhi mendimesh- Punë në grupe –- Praktikë e drejtuar – Praktikë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit:

Hapi I: Diskutim

1. Kush nga ju ka vizituar Gjirokastrën? Keni fotografi ose pamje nga qyteti i gurtë?

- Nxënësit janë të lirë të japin mendimin e tyre.

Hapi II : Ndërtimi i njohurive të reja. Nxënësit njihen me jetën dhe veprën e I.Kadaresë.

I.Kadare u lind në Gjirokastër, më 28 janar 1936, në një familje të mesme qytetase. Ka mbaruar studimet e

larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Fillimisht njihet si poet: “ Frymëzimet

djaloshare”,” Shekulli im “, “ Përse mendohen këto male “ etj.

Më pas ai filloi të shkruante në prozë, me suksesin e tij të parë, romanin “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “

Kronikë në gur”, “ Kështjella”, “Dimri i madh “ etj. Është për të disatën herë kandidat për çmimin “ Nobel”.

“ Përmbytja “ është një fragment nga romani “ Kronikë në gur”. Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Gjirokastrës,

gjatë Luftës së II Botërore. Gjithçka shihet me sytë e një fëmije. Ndodhitë i lidh rrëfimtari. Romani flet për

njerëzit, jetën dhe zakonet e kohës, herë me ngjarje të thjeshta, herë të zmadhuara. Vepra ka ngjyra dhe

përcjell optimizëm.

Hapi III- Lexim i drejtuar. Nxënësit lexojnë zinxhir tekstin për t`u njohur dhe për ta kuptuar më mirë atë. Gjatë

leximit nënvizojmë dhe fjalët e reja. Pas përfundimit të leximit shpjegojmë kuptimin e fjalëve të reja.

Lug – ulluk.

Sternë – depo e gërmuar në tokë për të mbledhur dhe ruajtur ujin e shiut.

Bishtuk – kandil i thjeshtë etj.

Hapi IV.Stuhi mendimesh.

1. Pas përfundimit të leximit për të kuptuar a është kuptuar si duhet ky tekst, i drejtojmë klasës disa

pyetje.

Kur zhvillohen ngjarjet?

Çfarë po ndodhte në shtëpi?

Cilët janë personazhet që marrin pjesë?

Ç’rol luan gjyshja gjatë përmbytjes?

Si u arrit të shpëtohej nga përmbytja?

2. Nxirrni nga teksti informacionin që e parapërgatit lexuesin për përmbytjen.

Detajet

Pikat e shiut

gjendeshin befas

në lugun e

ngushtë

Babai mënjanoi

lugun

Ujët është ngjitur

deri te gryka

Hapi V. Punë në grupe

Grupi I : Të zgjerojnë kuptimin e shprehjeve të mëposhtme:

Çdo të keqeje në këtë botë i gjendet shërimi –Njeriu në saje të vullnetit të vet arrin gjithçka.

92

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!