07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

-mban mend receta dhe shpjegime në lidhje me përgatitjen e

një plani pune apo instruksione për realizimin e një

prezantimi.

Burimet: mjete te teknologjisë, CD, regjistrime në video,

teksti mësimor.

Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Teknologjia

Qytetaria

Biologjia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

-Parashikim me terma paraprake -Punë e pavarur -Punë në grupe

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

I. Veprimtari paraprake

Hapi i parë – (Parashikim me terma paraprake)

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të vërejnë me kujdes ilustrimet e mësimit dhe më pas u kërkon

të parashikojnë se për çfarë bëhet fjalë duke i orientuar dhe përdorur edhe termat të tilla, si:

shënim, udhëzim, recetë, projekt, prezantim. Mësuesi/ja u kërkon të ndërtojnë një histori të

udhëhequr nga të vërejturit e ilustrimeve dhe termave që u dha për ndihmë. Ato mësuesi mund t’i

shkruajë edhe në dërrasën e zezë. Nxënësit për pak minuta ndërtojnë historitë e tyre në lidhje me

kërkesën e bërë nga mësuesi.

II. Zhvillimi i situatës

Hapi i dytë – Dëgjim dhe punë e pavarur

Mësuesi/ja shfaq një regjistrim nëpërmjet CD, në lidhje me ilustrimet e dhëna dhe kërkon që

nxënësit të mbajnë shënime në fletore për ato që dëgjojnë. Më pas, për çdo figurë ata duhet të

shkruajnë poshtë çdo ilustrimi atë që kanë dëgjuar për secilin prej tyre. Këtu kontrollohet

vëmendja gjatë dëgjimit dhe niveli i të kuptuarit të materialit përmes të dëgjuarit.

Hapi i tretë -Punë në grupe

Mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe dyshe dhe i fton të dëgjojnë një regjistrim tjetër në lidhje

me disa shpjegime apo instruksione për mënyrën sesi mbillet një pemë. Secili nxënës në grup

mban shënimet e tij. Më pas i qartësojnë dhe i rendisin sipas radhës dhe mënyrës së përdorimit.

Njëri prej grupit e prezanton materialin. Në shënimet e mbajtura ata duhet t’i përgjigjen pyetjeve;

− Cili është veprimi i parë që bëhet para se të mbillni një pemë?

− Cila është koha më e mirë për ta mbjellë?

− Si duhet të veproni për ta përgatitur tokën për të mbjellë?

− Cili është udhëzimi i fundit që dëgjuat ?....etj.

I. Përforcim njohurish

Hapi i tretë - Punë në grupe dyshe

Mësuesi/ja kërkon që nxënësi të dëgjojnë me vëmendje përsëri një regjistrim, apo lexim nga

ana e saj, të disa udhëzimeve që duhet të ndiqen për një recetë gatimi. Së pari kërkon që pas

dëgjimit nxënësit të shkruajnë saktësisht përbërësit e recetës, më pas veprimet që bëhen për

realizimin e saj. Ajo kërkon si detyrë që ta zbatojnë në shtëpi, duke zbatuar udhëzimet dhe

veprimtaritë praktike të njohura përmes dëgjimit.

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!