07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha Shqipe 7

PLANIFIKIMI I ORËVE MËSIMORE PËR KOMPETENCËN E TË FOLURIT

Data

PLANIFIKIMI DITOR

Fusha: Gjuhët dhe

komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore: Interesat e mia

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas

temës mësimore:

Nxënësi/ja:

-kupton, krahason dhe përmbledh mendimet e të tjerëve

nga materialet e dëgjuara, shikuara ose të prezantuara, si

dhe reflekton për to;

-jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth teksteve që dëgjon;

-reagon kundërshton ose pranon sugjerime nga materialet

e dëgjuara;

-miraton propozime për punë që duhen bërë në

bashkëpunim.

Burimet: mjete te teknologjisë CD, regjistrime video.

Situata e të nxënit: Flasim rreth

interesave dhe dëshirave tona

Fjalët kyçe:

-interesa;

-dëshira;

-të mësuar;

-lexim;

-shkrim;

-imagjinatë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Teknologjia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metoda dhe teknika -Stuhi mendimi -Punë në grupe -Karrigia e autorit -Konkurs -Rrjet

diskutimi

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

I. Veprimtari paraprake

Hapi i parë – Stuhi mendimi

Prezantohet tema e mësimit nga mësuesi/ja: “Interesat e mia” dhe më pas kërkon që nxënësit të

shprehen lirshëm rreth temës. Dëgjojnë njëri-tjetrin mbi interesat dhe dëshirat që kanë për të sotmen dhe

të ardhmen.

Shprehin miratim në forma të ndryshme.

II. Zhvillimi i situatës

Hapi i dytë – (dëgjim regjistrimi/përshkrim situatash me gojë nga një nxënës ose mësues) Koha

(rreth 10 min) Ushtrimi 1 i librit f.10 Mësuesi/ja kërkon vëmendje nga nxënësit për të dëgjuar situatat e

regjistruara (ose që lexohen) që lidhen me botëkuptimin dhe interesat e tyre në lidhje me lojën, të

lexuarin dhe të shkruarin. Nxënësit dëgjojnë me vëmendje. Bëjnë pyetje në rast se duan të plotësojnë apo

kërkojnë ndonjë sqarim.

Hapi i tretë – (teknika: karrigia e autorit) Koha rreth 15 min, usht 2 i librit f.10.

Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të shprehin interesat e tyre për librat që lexojnë duke shkruar në një letër

titullin e një libri që kanë lexuar. E dorëzojnë fletën. Mblidhet të gjitha dhe kthehen mbrapsht. Një

nxënës tërheq njërën prej tyre. Zbulohet titulli i librit dhe nxënësi që e ka lexuar..Këtu fillon teknika

“karrigia e autorit” Nxënësi që e ka lexuar librin del para klasës dhe prezanton përmbajtjen e librit, gjërat

që i kanë pëlqyer dhe problematika të tjera që i kanë dalë përpara. Prezanton edhe aspekte nga jeta e

autorit. Nxënësit e tjerë pasi e kanë dëgjuar me vëmendje bëjnë pyetje dhe kërkojnë sqarime.

Hapi i tretë-(teknika : (Punë në grupe dyshe) koha : rreth 10 min, ushtrimi 2 i librit, f.10.

A. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të organizohen në grupe ose më shumë dhe kërkohet të shprehin

projektin e tyre në lidhje me një model biblioteke të shkollës, personale, të lagjes etj. Nxënësit e tjerë në

grup dëgjojnë njëri- tjetrin për propozimet bëjnë pyetje dhe kërkojnë sqarime.

51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!