07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

Data:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Fusha: Gjuha dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VII

Tema mësimore: Varfëria dhe liria A.Z. Çajupi Situata e të nxënit: Punë me tekstin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.

2. Kompetenca e të menduarit.

3. Kompetenca personale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës

mësimore:

Nxënësi/ja:

-përcakton temën e poezisë;

-shpjegon lidhjen midis konceptit të lirisë dhe pamundësisë

për ta pasur atë;

-shpjegon rëndësinë e fjalës “ liri “ në këtë poezi;

-analizon gjuhën e përdorur nga Çajupi në poezi.

Burimet: Teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra, pamje nga

vendi ynë.

Fjalët kyçe: i varfër , i lirë, mbret, pallat,

shes lirinë.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Historia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

-Stuhi mendimesh -Imagjinatë e drejtuar -Diskutim -Lexim me role -Punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit:

- Hapi I: Ndërtimi i njohurive të reja:

a) Prezantimi i pjesës së re dhe autorit. Jeta vepra e Çajupit.

A.Z.Çajupi ka lindur në Sheper të Zagorisë, në vitin 1866. Studimet e larta i kreu në Kajro, ku u vendos

përfundimisht dhe punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen

patriotike shqiptare . Më 1902 botoi librin “ Baba Tomorri” si dhe veprat dramaturgjike: “ 14 vjeç dhëndër”,”

Martesa e avokatit”, etj. Poezia “ Varfëria dhe liria “ godet shtypjen dhe pabarazinë shoqërore ku ngrihet lart

e me dinjitet jeta e lirë.

Hapi II: a) Prezantimi i pjesës së re – Lexojmë poezinë me radhë, me intonacionin e duhur duke

nënvizuar fjalët e reja.

b) Fjalët dhe shprehjet e reja –

Ergjend – argjend

Madhëri – madhështi

I lexojmë ato duke i përdorur në fjali për t’i bërë edhe më të kuptueshme.

Hapi IV: Stuhi mendimesh -Pyetje rreth përmbajtjes

- Cila është tema e kësaj poezie? Të qenit i lirë.

- Çfarë do në të vërtetë poeti? –Do të jetojë në vendin e tij, edhe pse i varfër.

- Ku duket thjeshtësia e poetit? – Në fjalët që përdor “Nukë dua për të ngrën e për të pirë/nuk mund ta

shes lirinë”

Hapi V: Analiza dhe interpretimi i poezisë.

Si i përgjigjet poeti ftesës imagjinare të mbretit: “ Hajde në pallat me mua’

Të gëzosh dhe ti në botë”,

112

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!