07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjuha Shqipe 7

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:

Hapi i parë-stuhi mendimi

Mësuesi kërkon nga nxënësit të japin shembuj me llojet e kallëzuesit, që kanë mësuar në

klasën e gjashtë:dy emra rrugësh, dy emra profesionesh, dy emra titujsh dhe shkruan në

dërrasë disa prej tyre. Ndërkohë në një tabak të bardhë (powerpoint) ka përgatitur llojet e

kallëzuesit:

KALLËZUESI

Emëror

Foljor

jam+emër

mund+folje në lidhore

jam+mbiemër

duhet+folje në lidhore

-jm+grup emëror

duhet+pjesore; do+pjesore

-filloj, zë, nis+ folje në lidhore

-vazhdoj+folje në lidhore.

-mbaroj+emër prejfoljor asnjanë

2. Ndërtimi i njohurive të reja:

Hapi i tretë-pyetje përgjigje

Mësuesja kërkon përgjigjen e pyetjes, pasi të lexojnë informacionin që jepet në libër për

foljet gjysmëndihmëse:

Japin shembuj të tjerë:

- Nënë Mara është shumë e dashur për nipërit e saj.

- Doktor Sandri është i zoti në profesionin e tij.

- Profesor Eqerem Çabej ishte i shquar në fushën e gjuhësisë.

- Muaji Maj është muaji më i bukur i pranverës.

- Romani “Kështjella”, është roman me temë historike.

Hapi i katërt- INSERT

Nxënësit lexojnë edhe shembujt e dhënë në libër dhe përforcojnë njohuritë për foljet

gjysmëndihmëse. Plotësojnë tabelën e INSERTIT.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Hapi i pestë-punë në grupe

Ushtrimin 1, nxënësit në grupe dyshe i plotësojnë në libër, pastaj me të gjithë klasën

diskutohet cilat janë folje ndihmëse dhe gjysmëndihmëse, qortojnë punën e njëri – tjetrit.

Hapi i gjashtë-punë e pavarur

Ushtrimet 2, 3, i punojnë në fletore; dallojnë kur foljet janë të mirëfillta dhe kur

gjysmëndihmëse. I ndajmë nxënësit në dy grupe. Lexojnë disa nxënës fjalitë, të tjerët

vlerësojnë punën e tyre.

Hapi i shtatë-punë e pavarur

Ushtrimin 4 e punon e gjithë klasa me shkrim në fletore. Pasi mbarojnë, ndahet klasa në pesë

grupoe; brenda grupit kontrollojnë punën e njëri-tjetrit, gjejnë gabimet. Çdo përfaqësues

grupi jep rastet gabim që mund të kenë në grup dhe japin variantin e saktë, pasi e kanë

korrigjuar.

191

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!