07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër Mësuesi

– gjykon dhe jep vlerësimin e tij rreth ideve të ndryshme në tekst;

– interpreton me ndjenjë rolin e një personazhi;

– gjykon për interpretimin (e një roli) e shokëve ose shoqeve të klasës.

-tradhti;

-interpretim;

Burimet: teksti mësimor, skenë e improvizuar për dramatizimin e pjesës. Lidhja me fushat e tjera ose

me temat ndërkurrikulare:

Historia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

-Interpretim me role - Diskutim - Punë në grupe -Diagram Veni

Organizimi i orës së mësimit

-Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve

Interpretim me role

Dy-tre nxënës interpretojnë monodramën “Vdekja e një mbretëreshe “. Nxënësit e tjerë së bashku me

mësuesin vlerësojnë interpretimin e tyre. Në punën përgatitore për këtë interpretim mund të përfshihen edhe

nxënës të tjerë, të cilët angazhohen në përgatitjen e kostumeve.

-Ndërtimi i njohurive të reja

Analizojmë tekstin

Mësuesi/ja pyet:

a) Cila është ideja që përcillet nëpërmjet kontrastit në paragrafin e dytë?

Mësuesja kujdeset që nxënësit të shprehen qartë.

b) Monologu i mbretëreshës Teutë është madhështor dhe dramatik. Këtë dimension e krijon:

○ personazhi kryesor;

○ tema;

○ mjedisi;

○ subjek.

Gjuha e tekstit

Mësuesi/ja pyet:

a) Përcaktoni në tekst: kohën e foljeve dhe vetën e rrëfimit.

b) Dalloni në tekst: fjalitë mohore, fjalitë lejore, fjalitë pyetëse, fjalitë urdhërore, fjalitë pa folje,

Reflektojmë rreth tekstit

U kërkoj nxënësve të komentojnë thënien e mëposhtme:

“Madhështia e shpirtit duron me dinjitet padrejtësitë”. Demokriti

Bazohuni në shembuj nga historia, letërsia apo shkenca, duke përmendur figura të shquara, që frymëzojnë

njerëzimin.

-Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Punë në grupe (Diagramë Veni)

Me anë të diagramit mësuesja kërkon që nxënësit të dallojnë fragmentet që bëjnë diferencimin e

së mirës nga e keqja.

Vlerësimi: Vlerësohen pozitivisht nxënësit që e lexojnë dhe interpretojnë bukur pjesën; dallojnë

karakteristikat e një vepre dramatike, nxjerrin tiparet e personazhit dhe i ilustruan me pjesë nga teksti.

Detyrë shtëpie:

Vizatoni portretin e mbretëreshës Teutë.

122

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!