07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjuha Shqipe 7

Hapi i pestë- punë në grupe

Nxënësit, në grupe dyshe përsëritin rregullat e përdorimit të trepikëshit me lojën mësimore: njëri

thotë rregullin, tjetri thotë shembuj; dhe anasjelltas, këmbejnë vendet, derisa t’i fiksojnë.

3. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Hapi i gjashtë- punë në grupe

Ushtrimin 1, nxënësit e plotësojnë në libër në grupe dyshe, mësuesi kontrollon punën e tyre. I

përsëritin prapë rregullat e përdorimit të trepikëshit.

Hapi i shtatë- punë në grupe

Nxënësit në grupe dyshe punojnë në libër me pjesën një letrare dhe diskutojnë përdorimin e

shenjave të pikësimit që janë përdorur dhe thonë cilit rregull i përkasin. Pasi mbarojnë lexojnë

rastet, argumentojnë mendimet.

Hapi i tetë- punë e pavarur /diktim

Zgjidhja e ushtrimeve:

Ushtrimi 1; pika c, pika b, pika b, pika e, pika e,

Mësuesi mund të bëjë një diktim të shkurtër, me 30-40 fjalë dhe të kontrollojë pikësimin.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi shkruan një tekst duke respektuar

rregullat gjuhësore. Shpreh drejt një mendim apo kërkesë me gojë apo më shkrim në gjuhën

amtare për një situatë të caktuar duke ndërvepruar në grup ose në klasë. Përdor programet

softuerike për komunikim të drejtpërdrejtë dhe në distancë nëpërmjet formave të caktuara të

komunikimit (për nevojat e veta apo për detyrë shkolle.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:

Përdorimi i drejtë i gjuhës: Nxënësi përdor trepikëshin, duke respektuar të gjitha rastet e dhëna

në libër, i shkruan saktë në fjali apo në një tekst që krijon vetë.

Burimet:

Lidhja me fushat e tjera:

Libri i gjuhës shqipe, klasa VII.

Zhvillon komunikimin në çdo lloj fushe

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe.

Fleta për verifikimin e kompetencave.

Vlerësimi:

- Vlerësim me gojë në situatën e të nxënit.

- Vlerësimi në punën me grupe.

- Vlerësim me shkrim në zgjidhjen e

ushtrimeve.

Detyra dhe puna e pavarur:

Grupi I: Shkruani rregullat e përdorimit të

trepikëshit dhe nga një shembull për secilin.

Grupi II: Ushtrimi 9 (sipas kërkesës).

227

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!