07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

Kujtojmë:

Teksti rrëfimtar letrar është një tekst në të cilin rrëfehen fakte reale ose imagjinare, të vendosura në hapësirë

dhe në kohë, të bashkuara në një mënyrë të tillë që të formojnë një histori në të cilën bashkëveprojnë

personazhe me role të ndryshme.

Ndërtimi i njohurive të reja: Pema e mendimit

Subjekt që mbështetet

Personazhet

Fantastikë ose Realë

Legjendat

në besime të lashta

Ngjarje zhvillohen në vende reale

ose imagjinare

Fantastike,

por edhe me bazë historike

Legjenda-rrëfim fantastik, në bazë të së cilit qëndron një ngjarje që ka ndodhur në realitet ose një

ngjarje historike.

Proza është një lloj letrar ose joletrar që ndryshe nga poezia nuk shkruhet në vargje, por në rreshta.

Rrëfenja është një tregim i shkurtër për një ndodhi të vërtetë ose të trilluar, zakonisht me shtjellim të thjeshtë.

Lexim i drejtuar: Njihen nxënësit me përmbajtjen e pjesës. “Rozafati” është një rrëfenjë ndërtuar sipas

legjendës së murosjes. Në qendër të saj është flijimi për ngritjen e mureve të kalasë që do të shërbenin si

mbrojtëse të jetës. Kujtojmë shkurtimisht përmbajtjen e legjendës: Fjala u dha nga të tre vëllezërit, por vetëm

vëllai i vogël e mbajti.

Lexojmë fragmentin me intonacionin e duhur, duke e ndarë atë në paragrafë dhe duke nënvizuar fjalët e reja.

Punë e drejtuar- Reflektim kuptimor

Pyetja 1. Nxënësit shkruajnë 4 fjali sipas renditjes së kryerjes së veprimeve.

Ditari dypjesësh- Bota e brendshme e nuses së vogël shprehet në fragment.

Fragment

Gjendja shpirtërore

- Shëndoshë ju, o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi:

Kur të më muroni në mur, synë e djathtë të ma lini jashtë,

dorën e djathtë të ma lini jashtë etj..

Një grua legjendare, e fortë, që nuk

dridhet përpara vendimit që është

marrë. Dhembja shpirtërore jepet

dhe ndihet edhe nëpërmjet gjuhës

së tekstit (pasthirrma O).

Punë e pavarur. Punohet pyetja 4 sipas kërkesës: Gjuha e rrëfenjës është:

e thjeshtë;

e qartë;

me shumë folje;

me fjali të shkurtra dhe me shprehje

frazeologjike;

me dialogë.

Pyetja 5: Gjeni në tekst: një shprehje frazeologjike, një folje të mënyrës dëshirore dhe një shprehje

përshëndetëse që janë karakteristike të rrëfenjave.

-lidhuni me besa-besë;

-kështjella qëndroftë;

-Shëndoshë ju, o tim kunetër.

Pyetja 6: Një nga motivet më të njohura që trajtohet këtu është mbajtja e fjalës së dhënë. Diskutoni për këtë

cilësi të traditës sonë duke e lidhur edhe me raste të tjera nga krijimtaria popullore, ku ajo është përdorur.

-Besa e Kostandinit.

-Ymer Agë Ulqini.

78

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!