07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër Mësuesi

Burimet: teksti mësimor, libra me poezi,

videoprojektor.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat

ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Qytetaria

Arti

-Stuhi mendimi -Interpretim/Konkurs -Punë në grupe -Punë me grupe ekspertësh

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

I. Veprimtari paraprake

Hapi i parë – Stuhi mendimi

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjen: Përse flasim për poezinë ?

Nxënësit japin përgjigje të ndryshme ashtu si ata i mendojnë.

II. Zhvillimi i situatës

Hapi i dytë – Konkurs

Mësuesi/ja organizon një konkurs ku të gjithë nxënësit do të përgatisin një apo dy strofa

nga një poezi e autorëve Lasgush Poradeci, Ali Podrimja, Visar Zhiti etj, poezitë e të

cilëve i kanë sjellë në klasë dhe nxënësit zgjedhin vetë autorin që pëlqejnë.

Pasi i kanë përgatitur dhe lexuar që më parë sipas radhës, nxënësit i interpretojnë ato.

Bëhen vlerësime mbi mënyrën e recitimit … Ndahen certifikata vlerësuese dhe çmime.

Hapi i tretë- Punë në grupe

Nxënësit të ndarë në grupe diskutojnë rreth problematikave që ngrihen në

ushtrimin 1.

Brendisë së poezive që lexuan.

Titujve të poezive.

Figurave letrare.

Mesazheve që përcjellin.

Mbresave që u lindin gjatë dëgjimit të poezive që konkurruan.

Përforcim njohurish

Hapi i pestë – Punë me grupe ekspertësh

Njihen më këshillat për poezinë dhe diskutojnë rreth tyre në grup.

Më pas kur kthehen në grupet bazë i shpjegojnë këto këshilla.

Koha mësimore: Sugjerohet që kjo situatë të zhvillohet 1orë

Veprimet në situatë

− Flasin për poezinë

− Interpretojnë dhe recitojnë poezi.

− Japin vlerësime për poezitë që dëgjuan, të interpretuara nga shokët.

− Marrin dhe japin këshilla për dëgjimin e poezisë.

Vlerësimi:

Kjo situatë mësimore quhet e arrirë kur të gjithë nxënësit janë pjesëtarë aktivë nëpërmjet të

folurit rreth poezisë, marrin pjesë në konkursin e poezisë, vlerësohen dhe vlerësojnë të tjerët për

interpretimet e tyre, marrin dhe japin këshilla në lidhje me poezinë.

Detyrë: Projekt për përgatitjen e një pasditeje poetike.

60

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!