07.09.2019 Views

Gjuha shqipe 7

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër Mësuesi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësit

1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:

Hapi i parë-punë në grupe dyshe

Nxënësit në punë në grupe dyshe analizojnë fjalët:

- Ngjyrë = n+gj+y+r=ë Forma

- Ngjyrë = Veti fizike e një trupi për të thithur një pjesë të dritës që bie mbi të dhe për ta

pasqyruar pjesën tjetër me rreze të një gjatësie të caktuar. (kuptimi)

- Sport= s+p+o+r=t Forma

- Sport = Veprimtaria për zhvillimin e gjithanshëm dhe kalitjen e trupit nëpërmjet ushtrimeve

fizike, lojërave te ndryshme (kuptimi 1)

-Sa për sport, për të kaluar kohën, pa rëndësi, kot (kuptimi 2)

Hapi i dytë-demonstrim

Mësuesja dhe nxënësit japin edhe shembuj të tjerë për të qartësuar formën dhe kuptimin e

fjalës.

2. Ndërtimi i njohurive të reja:

Hapi i tretë- INSERT

Nxënësit lexojnë informacionin në libër për kuptimin e fjalëve dhe fushën leksikore duke

përdorur edhe shenjat e INSERTIT. Ndalen te tabela ku jepen kuptimet e fjalëve (fusha

leksikore dhe fusha semantike).

+ V - ?

Hapi i katërt- Listë fjalë sh dhe kuptime të para, të dyta, të treta, etj

Nxënësit shprehin mendime për sporte të ndryshe që ata e ushtrojnë më tepër dhe pse. Këto

janë një bashkësi sportesh (fjalësh) që ju ushtroheni me dëshirë e pasion.

-Numërojnë llojet e lojërave të tyre në fëmijëri e deri sot.

Hapi i pestë- memorizim konceptesh

Nxënësit lexojnë tabelën në libër, me fushat leksikore e semantike të fjalës ngjyrë dhe

përkufizojë se ç’është fusha leksikore, fushë semantike.

Fusha semantike mbështetet mbi fusha konceptore, si:përmasa, njësia matëse, forma, koha,

lënda( e lëngët, e gaztë, e ngurtë)

3. Prezantim dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

Hapi i gjashtë- punë në grupe

Nxënësit në grupe dyshe punojnë ushtrimet 1, 2, i përdorin fjalët e dhëna në fjali për të dhënë

kuptimin e tyre (Sipas shembullit të ushtrimit 2)

Pasi kontrollojmë punën e njëri - tjetrit, lexojnë fushën leksikore dhe semantike të fjalëve:

sport, kompjuter, muze.

Sport: futboll, basketboll, mundje, not, vrap, gjimnastikë etj. (fusha leksikore)

sportet e rënda, sportet e ujit, sportet dimërore, lojërat olimpike...(fusha semantike)

Hapi i shtatë-punë e pavarur

Ushtrimi 3, 4, 5, i plotësojnë në libër, fjalët e dhëna i gupojnë sipas fushës leksikore, gjejnë

fjalët, gjejnë fushën leksikore. Ushtrimin 5, e punojnë me grupe pesëshe, duke gjetur fjalë të

një fushe leksikore te pjesa letrare “Breshka dhe lepuri”

Hapi i tetë- vlerësim

Mësuesi kontrollon punën e tyre, vlerësojnë vetë nxënësit punën e njëri - tjetrit.

- Zgjidhja e ushtrimeve:

Ushtrimi 1. Lojërat: loja kukafshehti, loja me toparasa, loja me shami, shah, domino, letra,

etj.

Sporti: futboll, basketboll, alpinizëm, qitje, volejboll, atletikë, çiklizëm etj.

Ushtrimi 2. Fjala sport: fusha leksikore- sportet e rënda, sportet e ujit, sportet dimërore.

Fusha semantike- sportet e rënda përfshijnë;mundje, boks, kec, peshëngritje,

158

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!