20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

�Rubrika: Lexim

Tema: Princi i lumtur

Libër mësuesi

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin rrjedhshëm duke respektuar shenjat e pikësimit.

• Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në pyetjet e dhëna.

�Mjete: teksti i nxënësit

�Fjalë kyç: princ, i lumtur, dallëndyshe, njerëz të varfër, fl etë ari, diamant

�Metodologjia: mendo-diskuto, lexim i drejtuar, ditar dypjesësh

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: mendo-diskuto.

- Kur një njeri e quajmë princ?

Princ është titulli i lartë që mban i biri i një mbreti a perandori ose i një anëtari të

familjes mbretërore. Zakonisht pas vdekjes së mbretit, froni i mbetet atij.

Në Shqipëri pasardhës i mbretit Zog është princi Leka. Në botë ka shumë princër,

si: princi Çarl i Anglisë, i Monakos, princër arabë etj.

- Si mendoni, ju kur një princ mund të jetë i lumtur?

(Kur populli i tij është i lumtur.)

�Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim.

Mësuesi/ja u prezanton temën e re nxënësve. Lexon pjesën sqaruese nga është

marrë tregimi.

Klasa ndahet në dy grupe. Mësuesi/ja i jep secilit grup një fl etë ku ka përgatitur

pyetje, të cilave do t’u përgjigjen pasi të lexojnë tekstin e ndarë në dy pjesë.

� Grupi i parë: Për pjesën e parë mësuesi/ja mund të përgatitë këto pyetjet:

- Cilat janë personazhet e tregimit në pjesën e parë?

- Pse princi i veshur në ar nuk është i lumtur?

- Çfarë i kërkoi ai të bënte dallëndyshja?

- A i ndihmoi të varfrit ari që iu dha Dallëndyshja?

- Ku duket kjo? Lexojeni në tekst.

� Grupi i dytë. Për pjesën e dytë.

- Cilat personazhet që shfaqen në këtë pjesë.

- Pse u çudit kryetari i bashkisë?

- Me kë e krahasoi ai princin?

- Çfarë urdhëresë nxori ai?

- Po nëpunësit e bashkisë me kë mund t’i krahasosh? (Me njerëzit servilë dhe

jo të mençur.)

- Pse nuk shkrihej zemra prej plumbi e princit?

111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!