You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
�Mjete: teksti i nxënësit

�Fjalë kyç: informacion, intonacion, tekst letrar, informativ, shkencor

�Metodologjia: stuhi mendimesh, lexo-argumento

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: stuhi mendimesh.

- Cilat janë llojet e teksteve nisur nga përmbajtja e tyre.

informativ

shkencore

tekstet

letrare

fabula

poezia

tregimi

Libër mësuesi

�Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të dëgjojnë tekstin që lexohet prej saj. Nxënësit duhet

të përqendrohen në përmbajtjen e tekstit dhe intonacionin që përdor mësuesi/ja gjatë

leximit.

Në tekstin e parë nxënësit do të dallojnë që është një tekst letrar.

Mësuesi/ja i nxit nxënësit të diskutojnë rreth përmbajtjes së këtij teksti. Pra, nxënësit

njihen me dy personazhe: Xhekun dhe Enin, që kanë arritur në Hënë dhe po lënë një

mesazh. Ky është një tekst letrar i llojit fantastiko shkencor.

Teksti i dytë është i llojit shkencor, pra nxënësit marrin njohuri mbi ajrin dhe

përbërësit e tij.

Teksti i tretë është tekst informativ. Në këtë tekst merret informacion mbi UFO-t

bazuar në dëshmitë e disa personave, të cilët besojnë se kanë parë UFO-t.

Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve rreth teksteve. Në tekstin e parë ngjarja është joreale,

ka dialog. Tekstet e tjera janë të një natyre tjetër.

Tekste shkollore janë dy tekstet e para.

�Refl ektimi: Mësuesi/ja ka përgatitur tri lloje tekstesh, të cilat janë fotokopjuar dhe

u shpërndahen nxënësve për të përcaktuar llojin e tyre. Nxënësit ndërkohë duhet të

argumentojnë zgjedhjen që bëjnë.

�Detyrë shtëpie. Zgjidhni nga një revistë një tekst informativ dhe argumentoni

përse është i tillë

�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përemrat vetorë

përralla

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përemrat vetorë në fjalitë e dhëna.

• Të tregojë rastet e përdorimit të përemrave vetorë.

• Të krijojë një tekst të shkurtër, duke përdorur përemra vetorë.

131