Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Libër mësuesi

• Të krahasojë dy tregime humoristike duke dalluar ngjashmëritë dhe të

veçantat.

• Të tregojë situata të ngjashme vetjake me atë të personazhit kryesor.

• Të dallojë elementet humoristike në tregim duke ilustruar me pjesë të

shkëputura nga tregimi.

�Mjete: teksti.

�Fjalë kyç: engledisem, hartim, udhëtim, shkretëtirë, biçikletë.

�Metodologjia: shkrim i lirë, të nxënit në bashkëpunim, përzgjidh-argumento.

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: Shkrim i lirë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë temën e shkrimit.

“ Nëse ju shkoni në shkretëtirë dhe duhet të merrni me vete një send të vetëm, cilin

do të parapëlqenit? Parashtroni arsyet tuaja”.

Nxënësit lihen të punojnë 5 - 7 minuta. Leximi do të zhvillohet në fund të orës së

mësimit.

�Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim

Prezantimi i titullit të tregimit nga mësuesi/ja.

- Sot do të lexojmë një tregim, i cili mua më ka pëlqyer shumë. Më mësoi disa gjëra

që nuk i dija. Mësuesi/ja e tregimit u ka dhënë nxënësve të saj një temë hartimi si ajo

që unë ju dhashë tani. Le të shohim se çfarë ka shkruar një moshatarja juaj. Në fund

do të krahasoni veten tuaj me të.

Lexim i tekstit nga disa nxënës sipas paragrafëve. Teksti ka 6 paragrafë.

� Grupi i parë. - Cili është shkaku që vajza është e mërzitur. Pse asaj nuk i

pëlqen tema e hartimit?

� Grupi i dytë. - Cilat janë librat që vlerëson mësuesja e tregimit? I ke

lexuar ato apo thjesht ke dëgjuar për to?

� Grupi i tretë. - Ky tregim na bën për të qeshur. Autori shkruan me humor.

Rendit sendet që vajza do të marrë në shkretëtirë si dhe arsyet.

� Grupi i katërt. - Kë thumbon autori me shprehjet:

T’i merrja me vete librat në shkretëtirë m’u duk vërtet një

budallallëk me brirë.

Mësuesit gjithmonë duan t’u fl asësh për çka duan ata.

Vajzat e klasës nuk munguan madje ta shprehnin këtë për t’i

bërë qejfi n e për të marrë notë të mirë në regjistër ?

� Grupi i pestë. - Pse shkalla e humorit në fund arrin kulmin me fjalitë:

Një biçikletë në shkretëtirë!!! A e përfytyron dot?

Prezantimi i punës nga përfaqësuesit e grupeve. Mësuesi/ja nxit nxënësit me anë të

stuhisë së mendimit që ata të paraqesin sa më shumë ide në fl etët e tyre.

3