Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe ”

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve.

• Të pasurojë fjalorin me shprehje frazeologjike. Të zëvendësojë shprehjet

frazeologjike me fjalë të tjera.

• Të diskutojë mbi gjendjen shpirtërore të Mimozës duke bërë krahasime me

veten e tij/saj në situata të ngjashme.

�Mjete teksti: teksti “Gjuha shqipe 5”.

�Fjalë kyç: mësimi i matematikës, nxënëse e re, panik, e shtangur.

�Metodologjia: mendo-diskuto, parashikim me anë të titullit, të nxënit në

bashkëpunim, shkrim argumentues.

Zhvillimi i mësimit

� Hapi i parë: Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjen:

- Çfarë mendon para se të fi llojë ora e mësimit? Jep mendimin tënd.

jam e kënaqur,

kam frikë,

jam e emocionuar,

jam e shqetësuar,

nuk jam e sigurt për mësimet.

Nxënësit lihen të japin idetë e tyre dhe arsyet pse ndihen të tillë.

- A ju ka zënë ndonjëherë paniku? Cila ka qenë arsyeja e vërtetë?

- Si e ke mposhtur atë? Kush ta ka ndihmuar?

� Hapi i dytë.

Mësuesi/ja prezanton titullin e tregimit.

- Një nxënëse më emrin Ardita Mero, sot do të na tregojë një moment kur atë

e ka zënë paniku? Si mendoni ju, cila mund të ketë qenë arsyeja?

Nxënësit shprehin mendimet e tyre.

Lexohet tregimi nga dy-tre nxënës.

Lexohen fjalët e reja dhe formohen fjali me to. Gjithashtu, punohet dhe pyetja 6 e

rubrikës Analizo gjuhën.

Nxënësit punojnë individualisht në ndarjen në fragmente të tregimit dhe hartimin

e pikave të planit.

1. Gjendja e Mimozës në shkollën e re.

2. Ngritja në mësim.

3. Hutimi i Mimozës.

4. Pyetje e mësueses.

5. Vazhdimi i gjendjes së hutimit.

6. Padurimi i shokëve.

7. Përgjigjja e një shoku.

8. Inati i Mimozës.

Në çift nxënësit krahasojnë punën e njëri-tjetrit. Lexojnë punën e tyre dhe mësuesi/

ja përzgjedh punimet më të sakta.