You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
Libër mësuesi

me nxënësit për veçoritë e teksteve me kujtime.

Shpjegohet kuptimi i fjalëve biografi dhe autobiografi duke kujtuar tekste biografi ke

dhe autobiografi ke nga viti i kaluar shkollor.

�Hapi IV. Udhëzohen nxënësit të plotësojnë duke e shkruar më parë në fl etore

pjesën në fund të faqes 243 në rubrikën Plotëso.

�Hapi V. Punë e pavarur: “Kujto një ngjarje interesante që të ka ndodhur.

Mundohu të kujtosh datën, emrat e personave, numrin e personave, të dhënat për

ngjarjen etj.

Kontrollohet e diskutohet puna e pavarur. Vlerësohen 2-3 nxënës të niveleve të

ndryshme.

Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Të shkruajnë kujtimet e tyre për ditën e parë të shkollës.

�Rubrika: Të lexuarit

Tema: Ra si yll, po s’u shua

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të lexojë poezinë me intonacion.

Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke ilustruar me

vargje nga poezia.

Të dallojë fi gurat letrare të krahasimit dhe epitetit në poezi.

Të shprehë emocionet që i shkakton leximi i vjershës kushtuar Princeshës

Argjiro.

Të dallojë elementet fantastike duke i ilustruar me vargjet e dhëna.

Të nxjerrë mesazhin e mosnënshtrimit dhe dashurisë për lirinë duke u bazuar

në veprimin e Princeshës Argjiro.

�Materiale dhe mjete mësimore: teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 5”, poezia

“Princesha Argjiro” e Ismail Kadaresë si dhe vepra të tjera të tij.

�Fjalë kyç: humnerë, mëkoj.

�Metoda dhe teknika mësimore: bisedë e kombinuar me shpjegim, analizë,

punë në dyshe, ditar dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

�Hapi I. Bëhet një bisedë me nxënësit për krijimtarinë letrare të Ismail

Kadaresë.

U tregohen nxënësve disa vepra të Ismail Kadaresë. Përqendrohet vëmendja te

vepra për fëmijë “Princesha Argjiro”. Tregohet shkurt përmbajtja duke përdorur

edhe ilustrimet me vargje dhe me fi gurat e librit.

�Hapi II. Lexohet ose recitohet nga mësuesi/ja poezia “Ra si yll, po s’u shua”.

Nxënësit i kanë librat mbyllur.

215