You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
188

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Pasi ndahen rolet, bëhet prezantimi i personazheve: perëndia e luftërave, e zjarrit, e

dashurisë, lajmëtari, bujku, perëndesha e detit, e dijes, e muzikës, e gjuetisë, e verës

dhe e kërcimit.

(Jupiteri, Ira, Marsi, Venusi, Vullkani, Merkuri etj.)

Nxënësit përshtatin dhe veshjet sipas perëndive që përfaqësojnë.

�Detyrë shtëpie: Jepni me shkrim shpjegimin shkencor të ylberit dhe të vetëtimës.

�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Zgjerojmë dhe zvogëlojmë fjalinë e thjeshtë

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë gjymtyrët kryesore në fjalitë e thjeshta.

• Të zgjerojë me sa më shumë fjalë grupin e kryefjalës dhe grupin e

kallëzuesit.

• Të zvogëlojë fjalitë duke arritur te fjalia më e vogël.

• Të krijojë fjali të thjeshta, duke i zgjeruar më pas shkallë-shkallë.

�Mjetet: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fl etë formati.

�Fjalë kyç: fjali e thjeshtë, zgjero, zvogëlo, gjymtyrë kryesore, gjymtyrë të dyta,

kryefjalë, kallëzues.

�Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të vepruarit, të krijuarit, të punuarit në grup.

�Metodologjia: mendo-kujto-zbato, të nxënit bashkëpunues, punë në dyshezbatimi

i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: mendo-kujto-zbato.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë: Djali pikturon.

- Çfarë fjalie është Djali pikturon? (fjali e vogël)

- Nga cilat gjymtyrë përbëhet fjalia? (kryefjalë + kallëzues)

- A mund ta zgjeroni fjalinë e vogël?

Djali i vogël pikturon një kalë me penela.

Djali i vogël çapkën pikturon një kalë me penela në karton.

zvogëlohet

hiqen gjymtyrët e dyta

fjalia të mos e humbasë kuptimin

Fjalia e thjeshtë

zgjerohet

shtohen gjymtyrë të dyta

kuptimi i fjalisë bëhet më i plotë

�Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 194.

Lexohen me kujdes shembujt e tekstit dhe rregullat gjuhësore në tekst.