20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KAPITULLI III

Pasqyra e fantazisë

�Rubrika: Lexim (Ora e parë)

Tema: Nilsi shndërrohet në Gishto

Libër mësuesi

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

- Të lexojë përrallën rrjedhshëm.

- Të lexojë fjalorin e të përvetësojë fjalët e reja të përrallës.

- Të tregojë përmbajtjen e përrallës duke iu përgjigjur pyetjeve.

- Të nxjerrë mesazhin e përrallës duke u bazuar në veprimet e Nilsit.

�Mjete: teksti i nxënësit, libri për fëmijë “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils

Holgersonit”

�Fjalë kyç: gishto, grunar, haur, gazmend, pata, patok, grishë, ledh, trumbë.

�Metodologjia: analogji, parashikim me anë të titullit, lexo-krijo pyetje, rrjet

diskutimi

�Evokimi: analogji.

Zhvillimi i mësimit

Mësuesja/si mund ta fi llojë mësimin me historinë e një djali, i cili i ngacmonte

milingonat dhe u prishte foletë. Por befas një ditë ndodhi një magji dhe ai u kthye e

u bë sa një milingonë. Vetëm kur jetoi mes tyre ai e kuptoi se ato ishin qenie të gjalla

që punonin shumë, kujdeseshin për familjet e tyre.

Ai i ndihmoi milingonat dhe, pasi u kthye si më parë, nuk i ngacmonte më ato.

Një histori të ngjashme ne do të lexojmë dhe sot. Kjo histori është bërë edhe

fi lm me kartona dhe është shumë e këndshme të shohësh aventurat e Nilsit.

�Realizmi i kuptimit: parashikim me anë të titullit.

Paraqitet titulli i tregimit: Nilsi shndërrohet në Gishto. Mësuesi/ja u kërkon

nxënësve të parashikojnë se pse ai është shndërruar në gishto. Nxënësit japin

parashikimet e tyre.

Lexohet pjesa sqaruese mbi autoren e librit dhe në mënyrë të përmbledhur historia

e Nils Holgersonit.

Më pas mësuesi/ja kërkon që nxënësit të ndajnë në paragrafë tekstin dhe të hartojnë

pyetje rreth tyre. Janë 8 paragrafë.

1 3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!