Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
1

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe ”

blu mbaresën e tyre. Dallojnë dhe zgjedhimin e tyre.

Në ushtrimin 4 nxënësit nënvizojnë foljet dhe shkruajnë përbri kohët.

�Refl ektimi: Punë në dyshe.

Formo tri fjali. Jepja shokut të bankës të nënvizojë foljet dhe të dallojë zgjedhimin,

kohën, vetën dhe numrin. Të njëjtën gjë bëj dhe ti me fjalitë që ka krijuar shoku

/shoqja e bankës.

�Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, fq 46.

Shënim. Për mësimin e ardhshëm nxënësit duhet të gjejnë në revista ose në

internet të dhëna mbi kafshët që po rrezikohen nga zhdukja.

�Rubrika: Shkruajmë

Tema: Posteri për mbrojtjen e kafshëve

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë elementet e një posteri të dhënë.

• Të diskutojë mbi problemin e ruajtjes së kafshëve bazuar në informacionet

që di.

• Të realizojë në grup një poster për mbrojtjen e kafshëve.

�Mjete: kuriozitete dhe informacione të ndryshme për kafshët e rrezikuara nga

zhdukja, tabakë letre, lapsa me ngjyra, ngjitës.

�Fjalë kyç: poster, mesazh, pamja, fotografi a, ngjyrat, teksti, logoja, slogani.

�Metodologjia: kujto-diskuto, analizo- diskuto

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: kujto –diskuto. Prezantohen informacionet e gjetura. (Mësuesi/ja

duhet të sjellë informacione në mënyrë që të jetë i përgatitur për çdo të papritur,

pasi nxënësit mund të mos kenë realizuar detyrën e ngarkuar.)

Nxënësit nxiten të lexojnë kuriozitetet e sjella në klasë mbi kafshët. Ekspozojnë

fotot e gjetura mbi kafshët.

�Realizimi i kuptimit. Rikujtohen elementet e një posteri. Mesazhi, pamja,

fotografi a, ngjyrat, teksti, logoja (shenja dalluese), slogani.

Nxiten nxënësit të diskutojnë mbi foton e dhënë.

-Mesazhi. Kafshët janë miqtë tanë.

-Teksti: Planeti ynë i mrekullueshëm ka vend për të gjithë. Le t’i mbrojmë dhe të

kujdesemi për kafshët. Bashkë me to jeta në planet do të jetë më e kuptimtë.

-Logoja

-Slogani. Jo zhdukjes së kafshëve.

Ky është një plotësim modeli i dhënë në tekst. Nxënësit të ndarë në grupe do të