20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe ”

Rubrika Kupto dhe nxirr mesazhin mund të bëhet në fi llim për t’i ndihmuar në

punën në grupe.

Në ushtrimin 2 nxënësit gjejnë shprehjet e fi gurshme me të cilat jepen dukuritë

natyrore në poezi:

Një pikëz uji sa një pikëz loti.

E vetme vera në mes të udhës mbetet.

Në gishta rrezesh dorëzohet bora.

E reja bëhet ëndërr.

Në ushtrimin 3 nxënësit dallojnë kuptimin e parë dhe të fi gurshëm të titullit

“Dorëzohet bora”.

Kuptimi i parë: i dorëzoj, i jap dikujt në dorë diçka

dorëzohem – pranoj humbjen, pranoj se u munda.

Dorëzohet bora para diellit, pranon se ai e mundi, pra dimri duhet të tërhiqet

dhe t’ia lërë vendin pranverës.

� Refl ektimi: krijo duke parë fi gurën.

- Shikoni fi gurën në tekst. Si duken pikat e ujit që janë ngjitur pas degës?

- Çfarë kanë brenda?

- A nuk të bëjnë të ëndërrosh?

Shkruani sipas dëshirës rreth kësaj pamjeje.

Lexohen punimet e disa nxënësve duke inkurajuar ata nxënës që kanë krijuar me

fantazi.

P.sh.:

Tri pika të mëdha uji janë mbi degën e pemës. Rrezet e diellit kanë fi lluar

t’i përkëdhelin. Duan që t’i shkëputin nga pema. Lulet brenda tyre ngjajnë

si një kaleidoskop. Pikat e ujit u luten rrezeve të diellit t’i marrin me vete

që të shohin vende të tjera. Ato e dinë se të largohesh do të thotë të mos

kthehesh më te pema e tyre. Por ato janë të gëzuara se do të shkojnë Lart,

lart dhe dikur përsëri do të bien në tokë...

�Detyrë shtëpie. Bëni një fjalorth me fjalë të rralla poetike nga të tri poezitë e

fundit. Ky fjalorth do të t’ju shërbejë për të shkruar dhe ju poezi.

�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përemri lidhor

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përemrat lidhorë në fjalitë e dhëna.

• Të lakojë përemrin lidhor në njëjës e shumës.

• Të dallojë përemrin lidhor nga lidhëza.

• Të plotësojë fjalitë e dhëna me përemra lidhorë.

�Mjete: tabela e lakimit të përemrit lidhor “i cili”, shkumësa me ngjyra, fl etë

formati, stilolaps.

�Fjalë kyç: përemër lidhor, lakim, njëjës, shumës, femërore, mashkullore.

�Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të krahasuarit, të menduarit, të shkruarit.

�Metodologjia: mendo-puno në dyshe, të nxënit bashkëpunues, krahasimi

me anë të Diagramit të Venit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!