You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
1 0

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe ”

�Detyrë shtëpie. Bëj një pikturë, duke u frymëzuar nga ky imazh.

�Rubrika Flasim

Tema: Mesazhi - Jemi miq në këtë botë të vogël

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• T’u përgjigjet pyetjeve duke dëgjuar leximin e tregimit.

• Të dallojë elementet e një posteri të dhënë.

• Të nxjerrë mesazhin e posterit duke u bazuar në elementet e tij.

�Mjete: postera të ndryshëm

�Fjalë kyç: poster, mesazh, tekst, slogan, foto të fëmijëve, foto të veprimtarive

të përbashkëta

�Metodologjia: vëzhgo-diskuto, dëgjo-diskuto, ditari dypjesësh

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: vëzhgo-diskuto.

Posterat e sjella në klasë komentohen nga nxënësit sipas mënyrës së tyre.

Në shumë shkolla organizata të ndryshme joqeveritare çojnë postera, të cilat

ekspozohen në muret e shkollës dhe nxënësit janë familjarizuar me to.

Në projektet e ndryshme të orëve të lira një vend zë dhe krijimi i posterit që ka lidhje

me projektin. Gjithsesi kjo orë do të shtjellojë në mënyrë më të detajuar elementet

e një posteri.

�Realizimi i kuptimit. Veprimtari e drejtuar.

Mësuesi/ja lexon tekstin dhe më pas u drejton nxënëve pyetjet:

- Nga është marrë teksti? Nga libri “Një plak i Vitit të Ri ndryshe”.

- Çfarë mendoni për përshkrimin që iu bën mësuesi nxënësve të tij?

- Si e përshkruan Çangun, Ualidin, po Miriamin, po Adelbertin?

- Cili është mesazhi që kërkon të na përcjellë? Të gjitha racat njerëzore kanë

tiparet e e tyre të bukura, secila në veçantinë e saj.

Mësuesi/ja i orienton të shohin posterin dhe elementet e tij.

Nxënësit i lexojnë. Mësuesi/ja lexon tekstin e posterit. Ky është një tekst që e kanë

shkruar të rriturit. Ata mësojnë nga sinqeriteti i fëmijëve, të cilët nuk duan t’ia dinë

se kujt race i përkasin. Për ata të gjithë janë njësoj mjafton të jenë shokë dhe miq

për kokë.

Sqarohet fjalët poster dhe slogan. (vijnë nga anglishtja. Poster do të thotë afi she,

pllakat, kurse slogan do të thotë parullë, fjali propagandistike). Zakonisht slogani

shprehet me fjali të shkurtra ose fjali emërore, ku përdoren shumë kontrastet

të dhëna nëpërmjet antonimeve, si p.sh.: Jo dukurisë negative dhe po dukurisë

pozitive.

�Refl ektimi: elementi = komenti.

- Cili nga elementet e posterit të tërheq më shumë. Argumentoje.

�Detyrë shtëpie. Ndahuni në grupe dhe mundohuni të realizoni një poster.

Shfrytëzoni orët e lira.