Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
�Realizimi i kuptimit.

Libër mësuesi

�Hapi I. Edhe Naim Frashëri ka shkruar shumë fjalë të urta për të rritur e për

fëmijë. Tregohen disa vepra të botuara të Naim Frashërit. Lexohen disa fjalë të urta.

Lihen nxënësit të mendohen dhe të shkëmbejnë mendime rreth vlerës së tyre.

�Hapi II. Bëhet leximi shprehës nga mësuesi/ja i të gjitha fjalëve të urta. Lexohen

fjalët e urta nga një nxënës i nivelit të lartë dhe nxënësit e tjerë nënvizojnë fjalët e

shprehjet e reja të panjohura për ta.

Sqarohen fjalët e shprehjet e reja të panjohura duke u mbështetur në fjalorin e tekstit.

Shkruhet kuptimi i tyre në dërrasë të zezë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

�Hapi III. Lexohen fjalët e urta për çdo strofë. Lihen nxënësit e niveleve të

ndryshme të mendohen e të shkëmbejnë mendime rreth çdo fjale të urtë.

�Refl ektimi

�Hapi I. Punë në dyshe: Për secilën strofë shkruani nga një këshillë me fjalët tuaja.

�Hapi II. Punë e drejtuar: Dallo llojin e rimës në strofat e mësipërme.

Përgjigjet përfundimtare të nxënësve duhet të jenë këto:

- Te strofa e parë është përdorur rima e kryqëzuar (ABAB), sepse vargu i parë rimon

me të tretin dhe vargu i dytë me të katërtin.

- Te strofa e dytë me tri vargje kemi rimën me skemë AAB.

- Te strofa e tretë, e katër, e pestë dhe e gjashtë është përdorur rima e alternuar me

skemën ABAB, sepse vargu i parë rimon me të tretin, kurse vargu i dytë rimon me

të katërtin.

- Strofa e fundit është ndërtuar me rimë ABAB, pavarësisht se vargu i tretë ka një

shkronjë më shumë (parë – shqipëtarët).

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

�Detyrë shtëpie. Jepet të shkruajnë pesë fjalë të urta dhe të thonë vlerën e tyre.

�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Gjuha standarde dhe dialektet

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të lexojë poezitë dhe tregimet e dhëna.

Të dallojë shkrimin në dialekt dhe në gjuhën standarde në krijimet e dhëna.

Të dallojë veçoritë gjuhësore të gegërishtes, toskërishtes dhe gjuhës standarde

në tekstet e dhëna me ndihmën e mësuesit/es.

Të diskutojë për vlerat e dialekteve në pasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me

ndihmën e mësuesit/es.

�Mjete dhe materiale burimore: teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra, Fjalor i

gjuhës shqipe, Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe.

�Fjalë kyç: gjuhë standarde, dialekt.

�Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të diskutuarit.

�Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim i imët, mendo – shkëmbe

mendime, punë e drejtuar, punë në dyshe.

219