You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
208

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

është fjalë plotësuese

lidhen me foljen

Mund të lëvizë

në fjali.

Rrethanori:

është disa llojesh

gjenden me pyetjet: ku? kur? si? sa? pse? përse?

�Hapi II. Paraqitet ndonjë album me fotografi të ndryshme nga Shqipëria,

Maqedonia, Kosova ose vendlindja e nxënësve. U drejtohen nxënësve pyetje, të

cilat mund të marrin përgjigje me fjali, që kanë në përbërjen e tyre rrethanorë të

ndryshëm. Hapen tekstet e nxënësve në faqen 233. Diskutohet rreth pamjeve dhe

fjalive të tekstit. Përqendrohet vëmendja në fjalitë pyetëse dhe te rrethanorët e

nënvizuar. Shkruhen fjalitë në dërrasë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

�Hapi III. Bashkë me nxënësit bëhet organizuesi grafi k për llojet e rrethanorëve

dhe pyetjet me të cilat gjenden. Shkruhet edhe nga një shembull për çdo rrethanor.

Lloji i rrethanorit:

vendi

kohe

mënyre

sasie

shkaku

qëllimi

Gjenden me pyetjen:

Ku? Nga?

Kur? Që kur?

Si?

Sa?

Pse?

Përse?

Shembuj:

Shkoj në ekskursion.

Takohemi në mëngjes.

Ecte me vrap.

Gara zgjati 10 minuta.

U djersita nga vapa.

Shkova për pushime.

�Hapi IV. Punë e pavarur. Udhëzohen nxënësit të formojnë fjali të ndryshme, ku

çdo rrethanor të qëndrojnë para dhe pas foljes.

Diskutohet e vlerësohet puna e nxënësve të niveleve të ndryshme.

Bëhet përfundimi për orën e mësimit.

�Detyrë shtëpie: Jepet një ushtrim nga Fletorja e punës. Në rast se nxënësit

nuk janë të pajisur me Fletore pune, jepet një detyrë e tillë: “Bëni një përshkrim të

shkurtër, ku të përdorni rrethanorë të ndryshëm”.

�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Rrethanorët (ora II)

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të dallojë llojet e rrethanorëve duke bërë pyetjet.

Të krijojë tekste të ndryshme, ku të përdorë rrethanorë.

mënyre

shkaku

vendi

kohe

sasie

qëllimi