Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Lakimi i emrave

Libër mësuesi

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë emrat në fjalitë e dhëna.

• Të klasifi kojë emrat sipas lakimit të tyre.

• Të lakojë emrat e lakimit të parë duke dalluar dhe rasën e tyre.

• Të krijojë fjali me emrat e lakimit të parë, duke i përdorur në 5 rasat.

�Mjete: nteksti, tabelë e lakimit të parë, fi sha me rasat e emrave, shkumësa

me ngjyrë.

�Fjalë kyç: lakim, lakim I, lakimi II, lakimi III, lakimi IV, rasat: emërore, gjinore,

dhanore, kallëzore, rrjedhore.

�Aftësitë: të dalluarit, të klasifi kuarit, të zbatuarit, të krijuarit.

�Metodologjia: diskutimi i ideve, loja me fi sha, punë e drejtuar – ushtrohu me

ushtrimet përkatëse, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

�1.Evokimi: diskutimi i ideve; loja me fi sha.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë emrat: djali, miku, fl etorja, të menduarit dhe pyet

nxënësit:

- Ç’dini për këta emra?

Në fjali emri merr forma të ndryshme sipas rasave. Emri ka 5 rasa.

U paraqiten nxënësit fi shat me rasat e emrave. Këto rasa vendosen sipas radhës së

tyre. (Me nxënësit bëhet loja e fi shave, fi ton ai grup që i vendos brenda një kohe të

shkurtër sipas radhës.)

Ndryshimet që pëson emri sipas rasave quhet lakim.

Lakimi:

i parë

(emrat e gjinisë mashkullore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -i)

i dytë (emrat e gjinisë mashkullore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -u)

i tretë

(emrat e gjinisë femërore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -a ose -ja)

i katërt (emrat e gjinisë asnjanëse, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -t)

- Ndalohet te lakimi i parë në dy trajtat e njëjësit dhe shumësit.

- Paraqitet tabela e lakimit të emrit princ.

- Lexohet lakimi i emrit princ në tabelë.

- Tërhiqet vëmendja e nxënësit për të dalluar më lehtësisht rasat:

11