20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi

Gjatë punës së drejtuar nxënësit kontrollojnë punën e njëri-tjetrit në dyshe duke

këmbyer tekstet.

�Refl ektimi: punë e pavarur-zbatimi i njohurive të marra

Krijoni 4 fjali me kryefjalë homogjene, p.sh.:

Unë dhe gjyshi shkuam në parkun e lodrave.

Klajdi, Redi dhe Oerta janë kushërinj të parë.

As Shila, as Kleoja nuk erdhën në teatrin e shkollës.

Ti dhe motra ime keni disa mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Vlerësimi i nxënësve.

�Detyrë shtëpie. Krijoni fjali me gjymtyrë homogjene, si: kryefjalë, kallëzues,

kundrinorë, përcaktorë, rrethanorë (5 fjali).

�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Përcaktori

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

Të dallojë grupet emërore në fjalitë e dhëna.

Të krijojë grupe emërore me përcaktorë, duke treguar fjalët që saktëson a

cilëson përcaktori.

Të ndërtojë një tregim me rreth 6 fjali, duke u bazuar në fi gurën e dhënë, ku të

përdoren përcaktorë.

�Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, teksti, fl etë formati, stilolaps.

�Fjalë kyç: përcaktorë, cilësi, rasa gjinore, rrjedhore, mbiemër, përemër.

�Aftësitë: të menduarit, të dalluarit, të krijuarit.

�Metodologjia: diskutimi i ideve, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur→

zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: diskutimi i ideve.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë:

Vinçat e fuqishëm metalikë do të shkarkojnë/ anijet e mëdha.

- Dalloni grupet emërore në këtë fjali.

Përgjigja: në fjali janë dy grupe emërore:

Vinçat e fuqishëm metalikë anijet e mëdha

- Cila është fjala bazë në çdo grup emëror? vinçat, anijet

- Çfarë roli luajnë në grupin emëror mbiemrat fuqishëm, metalikë, e mëdha?

Përgjigja: Në grupin emëror Vinçat e fuqishëm metalikë mbiemri e fuqishme tregon

cilësinë e vinçave, kurse metalikë saktëson llojin e vinçit. Edhe në grupin emëror

anijet e mëdha tregon cilësinë e anijeve. Këta mbiemra janë përcaktorë.

199

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!