20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

Gjuha shqipe 5 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi

krijojnë një poster të ngjashëm.

Në tabakun e letrës ata do të ngjitin fotot e gjetura dhe më pas do të plotësojnë

mesazhin, tekstin, logon dhe sloganin. Mësuesi/ja vëzhgon punën e tyre dhe jep

udhëzimet e nevojshme.

�Refl ektimi: Posterat e përgatitur ekspozohen në muret e klasës dhe përfaqësuesit

e çdo grupi lexojnë dhe i interpretojnë ato. Nxënësit vlerësojnë posterin me gjetjen

më interesante.

Detyrë shtëpie: Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 47.

�Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Mënyrat e foljes

�Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mënyrat e foljeve të dhëna duke u bazuar në veprimin që

tregon dhe formën që merr folja.

• Të dallojë nuancat kuptimore të çdo mënyre në foljet e dhëna.

�Mjete: teksti i nxënësit, fl etore pune

�Fjalë kyç: folje, mënyrë, formë, veprim.

�Metodologjia: kujto-diskuto, veprimtari e drejtuar, punë e pavarur, zbatim i

njohurive.

Shënim. Kjo është një temë mësimore në të cilën nxënësi njihet dhe me

kategorinë e mënyrës së foljes. Është një njohuri që jepet në një orë. Nxënësi

thjesht prezantohet me një kategori të re. Ai do të mësojë më shumë për mënyrën

në klasat e tjera.

Zhvillimi i mësimit

�Evokimi: kujto-diskuto. Rikujtohen njohuritë për foljen: veta, numri, koha,

zgjedhimi.

Nxënësit udhëzohen të shikojnë fjalitë në tekst.

Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të përqendrohen në foljet e fjalive të dhëna. Është

e njëjta folje e cila ndryshon formë: lexoj, lexuake, të lexosh, do të lexoja,

lexofshim, lexo.

�Realizimi i kuptimit: veprimtari e drejtuar.

Mësuesi/ja vazhdon sqarimin e nxënësve.

Veprimi i foljes shprehet në mënyra të ndryshme: mund të jetë i sigurt, i

pasigurt, i dëshirueshëm apo në formën e urdhrit. Mënyrat e ndryshme me të cilin

shprehet veprimi quhen mënyra. Folja ka gjashtë mënyra. Lexohen nga mësuesi/

ja.

Nxënësit lexojnë tabelën në tekst dhe mësuesi/ja kërkon prej tyre të japin shembuj

1 3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!