05.09.2017 Views

udhezues gjuha 5

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 5”

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Rikujtoni njohuritë.

Mësuesi/ja nis orën e mësimit me një bisedë.

- Në klasat paraardhëse ne kemi mësuar të shkruajmë letra. A ndryshojnë letrat

sipas personave që u dërgohen?

- Cilat janë llojet e letrave?

- Ku ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Çfarë kanë të përbashkët?

Nxënësit japin idetë e tyre, të cilat ose shkruhen në dërrasë, ose jepen në formën

e diagramit të Venit.

letër zyrtare

letër e thjeshtë

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja prezanton temën e rubrikës, pjesën nga janë shkëputur këto letra.

Lexohen letrat nga dy nxënëse, pa dashur të kundërshtojmë barazinë gjinore,

gjithsesi mendojmë se është më mirë t’i lexojnë vajzat që t’i përafrohemi botës

shpirtërore të dy shoqeve.

Kështu mësuesi/ja ngre një nxënëse dhe i kërkon asaj të zgjedhë një shoqe të saj

për të lexuar letrën tjetër.

Ky lexim mund të bëhet dhe nga një çift tjetër vajzash.

Pas kësaj nxënësit të ndarë në grupe do të punojnë ushtrimet.

Në ushtrimin 1 nxënësit do të dallojnë strukturën e letrave: hyrja, zhvillimi dhe

mbyllja dhe shënimin në fund të letrës. Mësuesi/ja e shkruan në dërrasë dhe sqaron

kuptimin e simbolit (P.S) që do të thotë pas shkrim. Pra, kur duam ta shkruajmë diçka

që e kemi harruar ta shkruajmë në letër, e shkruajmë në fund shoqëruar me inicialet

PS (latinisht post scritus, që kanë kuptimin pas shkrim).

Në ushtrimin 2 nxënësit do të duhet të tregojnë se çfarë iu mungon letrave.

Në ushtrimin 3 nxënësit udhëzohen të lexojnë me zë të lartë pjesën ku Dajana i

sqaron Anës shkakun që nuk takohet me të.

Në ushtrimin 4 nxënësit duhet të lexojnë me zë pjesën, ku Ana e përligj veprimin

e shoqes.

Në ushtrimin 5 nxënësit do të lexojnë pjesën ku shoqet betohen se asnjëherë nuk

do ta zëvendësojnë njëra-tjetrën.

Në ushtrimin 6 nxënësit do të dallojnë llojin e letrave (personale).

Reflektimi: Përzgjidh-arsyeto.

Punohet ushtrimi 6. Cili është qëllimi kryesor për të cilin shoqet i shkruajnë njëratjetrës?

Duan të tregojnë gjëra që iu kanë ndodhur.

Të zgjidhin një keqkuptim.

Janë shumë larg-njëra-tjetrës.

Ta ftojnë për një rast.

Arsyeto zgjedhjen tënde.

Mund të zhvillohet edhe veprimtaria tjetër.

40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!