20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 2 - Media Print

Gjuha shqipe 2 - Media Print

Gjuha shqipe 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

104

Brunilda ÇERRAGA

68. Tema: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Linja: Gjuhë e folur

Nënlinja: Të folurit

Struktura e orës dhe objektivat sipas niveleve

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat

P – Parashikimi Tryeza e rrumbullakët

N- Ndërtimi i

njohurive

Të riprodhojë shpejt atë që mendon për

shprehjen e dhënë.

Gushëkuqi rrethor Të shpjegojë përsenë e çdo figure.

P – Përforcimi Mendo/Trego në dyshe Të bëjë një evidencë të gabimeve të Pinokut.

Mjete: Libri i nxënësit, Pinoku lodër, libri i Pinokut etj.

Zhvillimi i mёsimit:

Parashikimi: Tryeza e rrumbullakët

Shkruan mësuesi/ja në tabelë shprehjen: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Nxënësit vendosen në formë rrethore. Mësuesi/ja u jep një letër të bardhë dhe kërkon që të

shkruajnë nga një shpjegim për të, qoftë edhe një fjalë, se si e kuptojnë këtë shprehje ose

fjali. Nxënësi i parë merr fletën dhe shkruan fjalën ose mendimin që i vjen ndërmend e

palos atje ku ka shkruar dhe ia pason shokut ngjitur. Kjo veprimtari vazhdon derisa të

shkruajnë të gjithë nxënësit e rrethit. Në fund, mësuesi/ja hap fletën dhe lexon mendimet e

nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: Gushëkuqi rrethor

Ndahen nxënësit në grupe. Çdo grupi i caktohet një detyrë.

Grupi I. → të shpjegojë figurën e parë duke luajtur me role.

Grupi II. → të shpjegojë figurën e dytë duke luajtur me role.

Grupi III. → të shpjegojë figurën e tretë duke luajtur me role.

Fleta kalon dorë më dorë te çdo anëtar i grupit. Nxënësi, pasi e shkruan mendimin, e palos

fletën në formë fizarmonike dhe ia pason shokut të tij, i cili ia jep kryetarit të grupit. Në

fund, fletët dorëzohen te mësuesi/ja, e cila lexon përgjigjet e çdo grupi.

Më pas, luajnë në role nxënësit sipas grupit dhe nxjerrin dhe përsenë e ngjarjeve të

ndodhura dhe gjetjen e përgjigjeve.

Përforcimi: Mendo/Trego në dyshe

Pas diskutimeve, shihet figura e Pinokut dhe nxënësit analizojnë çfarë i ndodhte Pinokut

herë pas here dhe kur i ndodhte kjo? Diskutimi bëhet në grup.

�Vlerёsimi: Vlerësohen nxënësit për bashkëpunimin në grup, për lojën në role dhe zgjidhjen

e situatave.

Libri i mësuesit Gjuha shqipe 2 “Mediaprint”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!