20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 2 - Media Print

Gjuha shqipe 2 - Media Print

Gjuha shqipe 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

106

Brunilda ÇERRAGA

70. Tema: Si u bë Klara e madhe

Linja: Lexim

Nënlinja: Të lexuarit-Prozë

Struktura e orës dhe objektivat sipas niveleve

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat

P – Parashikimi Lojë zbavitëse Të dallojë sendet që përdorin prindërit.

N- Ndërtimi i

njohurive

P – Përforcimi

Udhëzues i të lexuarit

ndërveprues

Përmbledhja e

strukturuar

Të lexojë për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Të ritregojë pjesën duke u ndihmuar nga

titujt e dhënë.

Mjete: Libri i nxënësit, foto sendesh ose sende që përdorin mamatë dhe baballarët.

Zhvillimi i mёsimit:

Parashikimi: Lojë zbavitëse

Mësuesi/ja ka marrë sende të ndryshme që përdorin prindërit.

Nxirren dy nxënës, një vajzë dhe një djalë. Sendet janë në numër të barabartë dhe

mësuesi/ja mund të vërë një send që mund ta përdorin të dy, p.sh. krehër. Këtu është edhe e

bukura e lojës.

Kur fillon loja, secili prej tyre do të tërheqë sendet: vajza të mamit dhe djali të babit.

Cili i merr më shpejt dhe më saktë mjetet ёshtё fituesi.

Ndërtimi i njohurive: Udhëzues i të lexuarit ndërveprues.

Lexohet pjesa. Nxënësit në dyshe duhet t’u përgjigjen pyetjeve.

Për t’iu përgjigjur pyetjeve duke bashkëvepruar, njërit nxënësi i kërkohet të lexojë dhe

tjetrit t’u përgjigjet pyetjeve.

Drejton mësuesja pyetjet:

Çfarë dëshire kishte Klara? Ç’bënte Klara? Pse qeshnin të tjerët me tё?

Pse u çuditën prindërit dhe të tjerët? Kur u duk Klara e madhe?

Gjatë leximit të vjershave shpjegohet grupi i fjalëve: shkëlqenin nga pastërtia.

Përforcimi: Përmbledhja e strukturuar

Mësuesi/ja paraqet tre tituj për secilin paragraf dhe nxënësit do të ritregojnë për çfarë bën

pjesë ky paragraf.

Klara donte të bëhej e madhe.

Klarën nuk e qeshin më të tjerët.

Ajo një ditë u soll si e rritur.

�Vlerёsimi: Vlerësohen nxënësit për përgjigjet e pyetjeve dhe ritregimin e paragrafëve.

�Detyrё: Shkruaj me ndihmën e prindërve disa nga veprimet që bëje kur ishe i/e vogël.

Shёnim: Kjo temë zhvillohet në dy orë. Në orën e dytë diskutohen detyrat, luhet në role,

improvizohet një situatë e ngjashme. Mund të zhvillohet një ditar dy pjesësh.

Libri i mësuesit Gjuha shqipe 2 “Mediaprint”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!