20.02.2013 Views

Gjuha shqipe 2 - Media Print

Gjuha shqipe 2 - Media Print

Gjuha shqipe 2 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

80. Tema Fjalët e thjeshta

�Detyrё: Ushtrimi 4

116

Brunilda ÇERRAGA

Linja: Njohuri rreth gjuhës

Nënlinja: Leksikologji

Struktura e orës dhe objektivat sipas niveleve

Struktura Strategji dhe teknika Objektivat

P – Parashikimi Pyetja e ditës Të tregojë se çfarë është fjala.

N- Ndërtimi i

njohurive

Minileksion

Të dallojë pjesët e përbashkëta të disa fjalëve

duke veçuar fjalët e thjeshta.

P – Përforcimi Mendo/Krijo nё dyshe Të formojë fjalë të reja me fjalët e dhëna në ushtrim.

Mjete: Libri i nxënësit

Zhvillimi i mёsimit:

Parashikimi: Pyetja e ditës

Pyeten nxënësit: Çfarë është fjala?

Shkruhen mendimet e nxënësve në tabelë dhe arrihet në përfundim që:

Fjala është bashkim shkronjash në të shkruar dhe tingujsh në të folur, p.sh. era formohet nga:

E_R_A në të shkruar (shkronja)

E_R_A në të folur (tinguj)

Njihen nxënësit me titullin e mësimit.

Ndërtimi i njohurive: Minileksion

Punojnë nxënësit të udhëhequr nga mësuesi/ja ushtrimin 1.

Qarkojnë pjesët e përbashkëta të fjalëve: dorezë, përdor, dorëzim, dorëlëshuar. Mësojnë

nxënësit se:

Fjalë të thjeshta quhen ato fjalë të cilat nuk përmbajnë brenda vetes fjalë të

tjera, që do të thotë ato ndahen vetëm në rrokje e tinguj, jo në fjalë të tjera

si në rastin e fjalës dorë.

Fjala mund të marrë dhe shkronja të tjera në fund. Kështu një pjesë e fjalës ndryshon e një

tjetër jo, si në rastin e fjalës kryetar (kryesi, kryetare etj.).

Shënim: Në varësi të nivelit të klasës mësuesi/ja mund t’u theksojë nxënësve se pjesa që nuk

ndryshon është rrënja e fjalës dhe ajo që ndryshon është mbaresa. Fjalët e thjeshta kanë vetëm

rrënjë e mbaresë ose edhe shkronja të tjera që marrin përpara, të cilat quhen parashtesa.

Diskutohet ushtrimi 2. Nxënësit lidhin me shigjetë fjalët e thjeshta me pjesën e duhur.

Përforcimi: Mendo/Krijo nё dyshe

Nxënësit do të formojnë fjalë të reja në ushtrimin 3.

Sportist, këngëtar, lulishtar etj.

Diskutohet ushtrimi.

�Vlerёsimi: Vlerësohen nxënësit për aktivizimin në mësim dhe kryerjen e ushtrimeve.

Libri i mësuesit Gjuha shqipe 2 “Mediaprint”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!