22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

10 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

rikonstruksion të mëtejshëm. Gjermania dhe Spanja theksojnë,

për shembull, se prodhimi afgan i drogës nuk mund të

kontrollohen nga fushata bombarduese dhe se sulmet ajrore

mbi fermerët e varfër afganë mund të rezultojë në

kundërpërgjigje me zjarr, duke rritur kostot e operacionit. Por

“anti-narkotika” është një tjetër kategori që i është shtuar listës

së veprimit të NATO-s. Ka një konsensus në rritje që misioni

në Afganistan është ose sukses ose dështim për NATO-n dhe

se, për momentin, kjo e fundit nuk mund të përjashtohet.

Lufta në Afganistan është vetëm shembulli më i

jashtëzakonshëm i dilemës së NATO-s. Qoftë për luftën

kibernetike, paqeruajtjen, terrorizmin ndërkombëtar, ose

sigurinë energjike, NATO thirret nga Atlanticistët si

institucioni kryesor, duke e mbingarkuar atë me përgjegjësi të

reja. Nga fund i janarit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s

madje propozoi prezencën e aleancës në Arktik sepse ngrohja

globale shkriu kupën veriore të akullit dhe fuqitë e mëdha

filluan të hartojnë pretendimet mbi burimet e energjisë. Të

tjerë e shikojnë NATO-n që patrullon në kufijtë e GAZA-s si

rrjedhim i marrëveshjes së re të paqes midis Izraelit dhe

Palestinës.

Ashtu si argumenton dhe studiuesi politik holandez, Peter

van Ham, instrumentet e NATO-s janë bërë të vjetër dhe

jashtë mode për shkak të sfidave të sigurisë dhe teknikave jotradicionale.

Megjithatë, ai vë re se në kundërshtim me

pritshmëritë, buxheti i tij vetëm është zgjeruar: “Jo para shumë

kohësh, çështja kryesore ishte se si Bashkimi Europian mund

të përdorte forcat ushtarake të NATO-s, ndërsa debati është

tashmë se si NATO mund të tërheqë burimet e Bashkimit

Europian, Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore, si dhe

organizatave joqeveritare”. Sidoqoftë, kjo nuk i ka bërë

politikëbërësit e jashtëm të SHBA-së për të konsideruar një

epokë ose mekanizma të rinj për t’u përballur me rreziqet e

reja. As europianët nuk kanë qenë sipërmarrës ose të hapur

me ide të reja. Për ta kjo është rruga e rezistencës së pakët.

Duke i vënë këto sfida komplekse në duart e NATO-s, ata

duken se i kanë adresuar problemet pa bërë në të vërtetë këtë

gjë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!