22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

128 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

bazën për kartat e identitetit, listën e votuesve dhe pasaportave

biometrike. Një sistem i shëndoshë i regjistrit civil dhe sistemit të

adresave (që ende nuk ka përfunduar) është guri i themelit për

lista të votuesve dhe dokumente të besueshëm. Pak javë përpara

datës 28 qershor, e cila përkon me datën e zgjedhjeve parlamentare,

procesi i pajisjes me karta identiteti nuk ka përfunduar ende, duke

vënë në rrezik edhe vetë votën e shumë nënshtetasve.

b. Mbrojtje prej represionit shtetëror (liria e shtypit, fjalës

etj.)

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e miratuar në vitin

1998 në nenin 22 garanton shprehimisht lirinë e medias dhe

të fjalës. Në këtë moment në Shqipëri numërohen me shumë

se 250 lloje mediash, që përfshin mediat e shkruara, televizive

apo radiofonike. Por një nga çështjet që përfshin mediat tona

sot është transparenca dhe pikëpyetjet mbi pronësinë dhe

financimi i tyre. Në përgjithësi, kanalet televizive si dhe shtypi

i shkruar shihen nga publiku si të pozicionuara më njërën nga

dy partitë e mëdha dhe ekstremisht të politizuara. Probleme

të lirisë së mediave janë hasur rëndom vitin e fundit në

Shqipëri. Dy nga gazetat kritike ndaj qeverisë janë penalizuar.

Njëra prej tyre rezultoi në mbylljen e saj dhe tjetra në blerjen

e të tërë tirazhit përpara se kjo e fundit të hidhej në treg. Në

rastin e Shqipërisë ekuacioni i mediave përfshin një sërë

problemesh që lidhen me tregun, marrëdhëniet midis

pronarëve të mediave dhe qeverisë, transparencës së medias

dhe pronësisë, marrëdhënieve të gazetarëve me pronarët e

mediave, mungesën e gazetarisë investigative dhe pavarësinë

editoriale. Në përgjithësi Shqipëria vazhdon të bëjë progres

në lidhje me lirinë e shprehjes, një prioritet kyç i partneritetit

europian. Ajo që nevojitet tani është implementimi i

legjislacionit dhe përparimi në çështje të rëndësishme si

dekriminalizimi i krimit të shpifjes për gazetarët dhe adoptimin

e një legjislacioni për transparencën e pronësisë në media.

c. Respekt për liritë dhe të drejtat bazë të njeriut

Duke pasur parasysh “moshën” e re të kushtetutës së

Republikës së Shqipërisë, e cila është hartuar në përputhshmëri

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!