22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

110 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

nuk u konsiderua kurrë një çështje e sigurisë kombëtare, ashtu

si nuk shfaqet edhe sot e kësaj dite.

Teksa gjatë dekadave nën regjimin komunist, zhvillimi i

industrisë së rëndë në mënyrë të vazhdueshme e në rritje

ndikoi në degradimin e ambientit, gjatë viteve të tranzicionit

që ndoqi rënien e regjimit totalitar, implementimi i dobët i

ligjeve rezultoi në shkatërrimin e zonave të tëra pyjore dhe

ndotjeve të niveleve të larta në rajonet urbane. Kjo edhe si

rrjedhojë e mungesës së ndërgjegjësimit.

Në Shqipëri mbrojtja e ambientit në ditët e sotme, është

njohur si prioritet kombëtar dhe një obligim për të gjithë aktorët,

qofshin këta institucione shtetërore, organizata joqeveritare,

kompani private apo qytetarë të thjeshtë. Ligji kryesor që

aktualisht rregullon marrëdhënien mes agjentëve human dhe

ekonomik në Republikën e Shqipërisë u aprovua nga parlamenti

në vitin 2002, duke pasur si qëllim të përmbushë normativat

kushtetuese për një mjedis të pastër. 31 Korniza ligjore synon të

racionalizojë shfrytëzimin e ambientit për qëllime ekonomike,

duke e mbrojtur atë nga ndotja e degradimi. Ky ligj në të njëjtën

kohë vendos piketa konkrete për të përmirësuar standardet

mjedisore të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin

e popullsisë dhe mbrojtjen e rigjallërimin e burimeve natyrore.

Ligji rregullon platformën institucionale për mbrojtjen mjedisore

dhe mbështet një përfshirje më të gjerë të publikut në procesin

vendimmarrës.

Rrjeti i institucioneve që mbrojnë mjedisin drejtohet nga

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Burimeve

Ujore, agjencitë rajonale mjedisore si dhe Inspektorati

Mjedisor. Ministria e Mjedisit e bazon aktivitetin e saj në një

seri dokumentesh politikë ku përfshihet Programi Qeveritar,

Plan-Veprimi Kombëtar për Mjedisin, Strategjia Kombëtare

për Zhvillimin Ekonomik dhe Social, Plani Strategjik i

Qeverisë Shqiptare për Integrimin Europian, si dhe raportet

vjetore të progresit të hartuara nga Këshilli i Evropës.

Gjatë dekadës së fundit, përafrimi i legjislacionit shqiptar

në acquis communittare të Bashkimit Europian, ka sjellë progres

31 Ligji Nr. 8934, 05.02.2002.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!