22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

94 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Si rrjedhojë, sot mbetet të diskutojmë më shumë sesa

konceptin e të qenit i sigurt, atë të “efektivitetit të sigurisë

personale” dhe të debatojmë në lidhje me aktorët kryesorë

që ndikojnë në përmirësimin e tij. Shteti vazhdon të mbetet

aktori kryesor që duhet të vendosë një rend të sigurt social e

politik, ku qytetarët të ndjejnë se po ju respektohen të drejtat

e tyre themelore, ku nuk kanë frikë të jetojnë, por edhe ku ju

duhet të vlerësojnë se kjo siguri që shteti ofron/siguron është

funksionale. Në mënyrë të padiskutueshme shoqëria civile

mbetet aktori që monitoron, dhe ndërgjegjëson komunitetin,

grupet, individin në lidhje me këtë siguri. Mirëpo

informacioni që rrjedh në të mirë të palës siguruese (shtetit),

asaj ndërmjetësuese (shoqërisë civile) dhe asaj përfituese

(njeriut/shtetasit) në Shqipëri mbetet media, sidoqoftë palë

e shoqërisë civile, por e identifikuar rishtas si pushtet

vlerësues - jo gjithmonë katërçipërisht objektiv. Vlen për t’u

theksuar se media mund të jetë burimi kryesor i

informacionit për dhunën që na rrethon duke pasur ndikim

të drejtpërdrejtë në perceptimin e njerëzve dhe duke i

shkaktuar atyre (pa)siguri. Por në rastin e Shqipërisë mund

të vëmë re edhe një tendencë tolerance të institucioneve

shtetërore përgjegjëse për të pranuar shifrat alarmante të

kriminalitetit, dhunës, aksidenteve etj. madje duke i

shmangur nga agjenda e kërcënimeve reale të sigurisë.

Ndoshta ka ardhur koha që vetë individi, ndërkohë që

deklaron nëse ndihet/është i sigurt apo i pasigurt personalisht,

duhet të vlerësojë mundësinë për gjetjen e një pike ekuilibri

në balancën midis çlirimit nga frika (diçka emocionale) dhe

faktorëve fizike dhe politikë që ndihmojnë në eliminimin e

gjendjes së pasigurisë (diçka materiale) e më pas të gjenerojë

informacionin në kohë (ndër breza) në hapësirë (brenda dhe

jashtë kufijve) për sigurinë në Shqipëri dhe të qenit i sigurt si

shqiptar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!