22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

28 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Amerikane. Në artikullin “The New American Realism”

botuar në revistën “Foreign Affairs” të korrik/gusht 2008,

Condoleezza Rice deklaronte se politika e jashtme amerikane

synon të shkrijë interesin kombëtar me parimet, duke pranuar

kështu më së pakti nevojën për ta bërë këtë. Presidenti i

ardhshëm do të ketë një mundësi të rrallë për të farkëtuar një

fillim të ri për SHBA në një botë që është e paduruar për

lidership parimor dhe zgjidhje kolektive.

Republika Çeke

Vít Støítecký, Instituti i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare, Pragë

Agjenda e marrëdhënieve Çeko-Amerikane ka qenë se fundi

e dominuar nga një çështje e vetme, e cila ka çuar në daljen e

një sërë çështjeve të tjera të rëndësishme. P.sh., gjatë

negociatave mbi përfshirjen e Çekisë në sistemin e Mbrojtjes

Kombëtare Raketore (që u përqendruan rreth vendosjes në

territorin çek të një baze radarësh amerikanë) problemi i

politikës së vizave të SHBA-së ndaj Çekisë, një nga çështjet

më të rëndësishme në marrëdhëniet reciproke, u trajtua dhe

u çua përpara me mjaft zell. Kjo çështje veçanërisht ishte një

barrë në marrëdhëniet politike pasi ishte një çështje e ndjeshme

për publikun çek. Edhe më e rëndësishme, Marrëveshja

Ushtarake Çeki-SHBA mund të stimulojë rritje në fushën

kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit, e cila për pasojë të lidhet

direkt me zhvillimin e këtij projekti konkret ushtarak.

Zhvillimet aktuale kanë konfirmuar përsëri se pikëpamja e

thjeshtuar e “Europës së Re”, e zhvilluar dhe nxitur nga disa

analistë dhe komentues amerikanë, është dhe ka qenë

gjithmonë e pabazë. Vendet reja të BE-së ose, edhe më tepër,

vendet e Vishegradit, përbëjnë një grup heterogjen që

ndryshojnë gjerësisht në qëndrimet e tyre ndaj politikës së

SHBA-së. Procesi i negociatave mbi vendosjen e elementëve

të Mbrojtjes Kombëtare Raketore në Republikën Çeke dhe

Poloni e ilustron më së miri këtë argument. Në mënyrë të

veçantë, ndryshe nga disa vende të tjera të “Europës së Re”,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!