22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

67

amerikan. Shpesh është shoqëruar me idenë që Rusia duhet

të anëtarësohet në NATO, kjo prezantohet si një kurë për të

gjitha problemet e sigurisë në Europë. Në plan të historisë së

marrëdhënieve midis Rusisë dhe anëtarëve të NATO-s, është

mjaft e vështirë që aleanca së bashku me adoptimet e 1990-ës

mund të shihet si më tërheqëse për Rusinë se më para, duke

konsideruar rimëkëmbjen globale të Rusisë. Nga ana tjetër,

Moska po vendos në pikëpyetje trashëgiminë e 1990-ës dhe

është duke kërkuar një rol të përshtatshëm në arkitekturën e

sigurimit europian. Ka dy diskutime kundërshtuese dhe

kontradiktore. Nga njëra anë Rusia kërkon të marrë pjesë në

një diskutim thelbësor mbi rëndësinë e NATO-s, në

mbështetje të besimit sipas të cilit aleanca po krijon një mur

Berlini të ri (Putin, 2008). Nga ana tjetër, Perëndimi e shikon

NATO-n si një organizatë plotësisht të re, e cila i është

përshtatur situatës së re gjeopolitike dhe nuk është më një

kërcënim për Rusinë. Debati mbi mbrojtjen raketore errëson

një diskutim tjetër (të shmangur) mbi faktin që NATO mund

të përfaqësojë një bllok kundër vendeve të tjera. Si përfundim,

dy pozicionet tregojnë që Moskës nuk i është dhënë një rol i

kënaqshëm në organizatë, i cili perceptohet si një kërcënim

ose të paktën një avantazh që mund të përdoret kundër

interesave të organizatës.

Pyetjet kryesore të ngritura në debat për nevojshmërinë e

një sistemi raketor mbrojtës në Europë ndahen në dy kategori.

Argumentet politike dhe teknike përdoren për të mbrojtur ose

sulmuar projektin 4 . Nga një pikëpamje teknike, mundësia dhe

efektiviteti i një mjeti të tillë vihet në dyshim, ashtu si vihet në

dyshim vërtetimi i ekzistencës së një kërcënimi të krijuar nga

një bombë bërthamore të mundshme iraniane. Nga një

pikëpamje politike, rreziku i proliferimit dhe i një gare armësh

janë diskutuar, sikur të ishin qëllimi kryesor për zgjerimin e

sistemit të mbrojtjes Amerikane “Ground-based Midcourse

Defense” (GMD) në Europë. Ka ose jo Europa nevojë për një

sistem të tillë, kundër kujt mund të drejtohet dhe pasojat e

4 Shiko për shembull Slocombe et al. (2007), Webb (2008), Muller

(2008) and Krause (2007).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!