22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

117

analizimit të shkaqeve, sesa një model që përqendrohet në

diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve. 38

Një vlerësim realist i sigurisë kombëtare, pas sulmeve

terroriste që kanë dominuar agjendën e sigurisë kombëtare e

ndërkombëtare gjatë viteve të fundit, kërkon që liderët të

kuptojnë rëndësinë e sigurisë shëndetësore, jo vetëm në lidhje

me terrorizmin, por nga një perspektivë e sëmundjeve që

mbizotërojnë dhe kërcënojnë popullsinë si kanceri, HIV/AIDS

etj. Rëndësia e vullnetit politik për financim të mjaftueshëm

në shëndetin publik është esencial, në një kohë që politikanët

e kanë të vështirë të kuptojnë nevojën për të zhvilluar këtë

sektor. Në morinë e dokumenteve strategjikë të përgatitura

nga Ministria e Shëndetësisë ku parashtrohen prioritetet në

përmirësimin e sigurisë shëndetësore në vend, vihet re se

situata nuk ka pasur ndonjë ndryshim thelbësor. Si rrjedhojë

dokumente strategjikë, 39 me një përmbajtje të deri diku

adekuate, kanë vështirësi të theksuara në implementim, duke

e lënë sektorin e shëndetësisë ndër më problematikët në vend.

Në një tjetër aspekt për sa i përket fushës së shëndetit

mendor, implementimi i “Rregullave të Shëndetit Mendor” i

aprovuar në vitin 2007, ka qenë i ngadaltë dhe aspak efektiv.

Por megjithatë ende nuk ekziston një ligj që t’u sigurojë

asistencë legale falas njerëzve me aftësi të kufizuara.

Në kontekstin e shëndetit dhe sigurisë në punë, janë bërë

disa hapa para në kornizën ligjore ku në mars 2008, Këshilli i

Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin dhe ruajtjen ndaj

substancave të rrezikshme dhe një grup i posaçëm pune po

mbikëqyr zbatimin e këtij ligji. Por megjithatë Drejtoria e

38 Dodde, Felix(Ed). Human and Environmental Security: An Agenda for Change.

London, Earthscan Publications, Limited, 2005. p. 132.

39 Strategjia Kombëtare për një Transfuzion Gjaku të Sigurt; Strategjia

Kombëtare e Sigurimit të Kontraceptivëve; Strategjia Kombëtare për

Parandalimin dhe Kontrollin e Përhapjes së HIV/AIDS në Shqipëri;

Strategjia Afatgjatë e Zhvillimit të Sistemit Shëndetësor Shqiptar; Politika

Kombëtare për Menaxhimin e Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri; Strategjia

Kombëtare për Menaxhimin e Sëmundjeve të Lindura të Gjakut:

Dokumentet strategjikë të sektorit të shëndetësisë mund t’i gjeni në faqen

zyrtare të internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!