22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

125

jashtë kornizës ligjore duke i lënë këta të fundit në ilegalitet

dhe lenë hapësira për abuzim. Kjo në mënyrë të veçantë i

kufizon edhe më shumë të drejtat dhe liritë e këtij komuniteti

duke i diskriminuar këta të fundit nga vetë strukturat

shtetërore.

Sipas Genci Terpos, avokat pranë “Grupit Shqiptar për të

Drejtat e Njeriut” (GSHDNJ), vetëm në kryeqytet mendohet

të jenë rreth 3500 homoseksualë, të cilët realisht janë të

padukshëm pasi si pasojë e frikës dhe diskriminimit fshihen

dhe ruhen për mos t’u njohur në publik.

Megjithatë problemi më i madh qëndron te mentaliteti që

mbizotëron në pjesën dërrmuese te publiku. Në një sondazh

të zhvilluar nga GSHDNJ me personat heteroseksualë,

kuptojmë se gati e gjithë shoqëria shqiptare ka paragjykime të

thella ndaj komunitetit gay, por në të njëjtën kohë edhe mungesë

të theksuar informacioni. Si rrjedhojë për 90% të të pyeturve,

homoseksualizmi është sëmundje dhe për 80% amoralitet. Po

kaq do të braktisnin një të afërm ose mik me prirje

homoseksuale. Por paragjykimet nuk ndalen as nga instancat

shtetërore, në veçanti gjykatat 53 dhe policia 54 , që janë edhe

përgjegjësit kryesorë për sigurinë e këtij komuniteti. Në

përgjithësi kundrejt homoseksualëve shqiptarë shprehet:

diskriminim, përçmim, intolerancë, dhunë psikologjike (fyerje,

tallje, ngacmime, kërcënime) e dhunë fizike.

Bazuar në të dhënat e Grupit Shqiptar për të Drejtat e

Njeriut problemet më të mëdha vihen re në trajtimin që policia

i bën këtij komuniteti ku rastet e dhunës fizike e psikologjike

janë të shumta. 55 Në këtë kuadër dokumentohen mjaft ankesa

nga homoseksualë të ndaluar padrejtësisht nga policia si dhe

53 Në vitin 1999 Gjykata e Tiranës refuzoi kërkesën e regjistrimit të

fondacionit Gay Albania edhe pse kërkesa ishte e bazuar ligjërisht dhe

plotësonte të gjitha kushtet.

54 GSHDNJ, ka regjistruar shumë ankesa që kanë të bëjnë me dhunë

verbale dhe fizike nga oficerët e policisë, ndalim pa shkak i homoseksualëve,

kontrolle të paparalajmëruara dhe pa mandat në banesat e homoseksualëve

(A.A gjatë 6 muajve u bastis 3 herë nga policia pa asnjë shkak), por edhe

shfrytëzimi i policisë kundër homoseksualëve nga personat privatë.

55 GShDNj, Homoseksualët në Shqipëri, Tiranë, 2003.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!