22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

68 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

proliferimit të armëve janë pyetje kritike që duhet të merren

në konsideratë. Deri më sot, diskutime bilaterale janë preferuar

ndaj atyre multilaterale si një mënyrë për t’i adresuar ato.

Diskutimet midis Uashingtonit dhe Moskës janë një mjet

kryesor diplomatik për të mbikaluar kundërshtimin rus. Në

tranzicionin nga Presidenti Vladimir Putin te pasardhësi i tij

Dimitri Medvedev, ka pasur shqetësime të vazhdueshme për

sa i përket pozicionit të mbajtur. Që nga maji 2008, presidenti

i ri rus ka ngritur një mbrojtje diplomatike kundër mbrojtjes

raketore në Europë. Në fund të pranverës 2008, këto përpjekje

u plotësuan nga Putin në rolin e tij si Kryeministër kur vizitoi

Francën. Përveç kësaj, bisedimet e 2007-ës dhe samiti informal

i Sochi-t siguroi mundësinë e një kompromisi. Në qershor

2008, në vizitën e tij të parë në një shtet perëndimor

(Gjermani), Medvedev theksoi dy lajtmotivet e politikës së

jashtme ruse. E para, që zgjerimi i NATO-s do të dëmtonte

seriozisht marrëdhëniet me Rusinë; e dyta, që përqasja

transatlantike nuk është më e përshtatshme që të adresojë sfidat

e sigurisë në Europë. Ai propozoi krijimin e një “pakti sigurie

europian” që do të lidhte të gjitha palët. Ai përmblodhi idenë

kryesore për të rinovuar arkitekturën ekzistuese të mbrojtjes

dhe përmendi nevojën për një “hapësirë frymëmarrjeje” për

të diskutuar për Kosovën dhe sistemin e mbrojtjes raketore

(Medvedev, 2008). Në mënyrë jo direkte, Presidenti Medvedev

ka inkurajuar riformimin e dialogut ekzistues, por pa zgjeruar

NATO-n dhe me Rusinë qe ka marrë një rol të ri. Kjo është

hera e parë që një propozim i ri është afruar dhe mbrojtur, në

një ton më të përpunuar dhe të sjellshëm (edhe pse ne mund

të marrim me mend që implikon një refuzim të rolit që SHBAja

ka luajtur në Europë).

Putini dhe Medvedevi kanë përsëritur njëri-tjetrin në vizitat

e tyre, meqenëse ata përbëjnë një lidership tandem. Disa ditë

para vizitës së Medvedevit në Gjermani, Putin shprehu ide të

tilla në Paris. Ai shpjegoji që Irani nuk është një kërcënim

bërthamor; për më tepër, ai përsëriti që NATO afekton

logjikën e bllokut dhe ju referua disa bazave ushtarake në

Rumani dhe Bullgari si kontradiktore me qëllimet kolektive

të deklaruara për limitim armësh. Zgjerimi i sistemit të SHBA-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!