22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

84 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Si mundet që BE dhe NATO të përmirësojnë dialogun e

sigurisë me Rusinë? Megjithëse BE është në disavantazh sepse

nuk ka mandat për të diskutuar çështje si mbrojtja raketore

apo Traktati CFE (për shkak të Artikullit V të Traktatit të BEsë)

ajo megjithatë ka autoritetin dhe virtytet me të cilat mund

të ruajë një dialog konstruktiv me Rusinë.

Kuadri bashkëpunues ka qenë i çmuar megjithëse ka nevojë

për përmirësime për të arritur një bashkëpunim konkret në

nivelin e politikës europiane të sigurisë dhe mbrojtjes (ESDP).

Një marrëveshje për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar

është i nevojshëm për të ecur përpara në këtë drejtim.

Megjithatë, Traktati i Lisbonës është një mjet i rëndësishëm

për të thelluar politikën e përbashkët europiane në fushën e

sigurisë (CFSP/ESDP), për aq kohë sa vendet anëtare

dëshirojnë ta bëjnë këtë. Çështje të sigurisë infrastrukturore

(hard) dhe mosmarrëveshjet midis europianëve rreth politikës

së fqinjësisë (nivelin e angazhimit dhe zgjerimin e mëtejshëm)

krijojnë dyshime mbi palën ruse mbi avantazheve të lidhjeve

më të ngushta mbi një bashkim europian jo koheziv. Vetëm

një BE më i fortë si një aktor global mund t’i ofrojë diçka

Rusisë në këto fusha. Me gjithë pikëpamjet skeptike të Rusisë

mbi projektin e një Europe të Bashkuar, për Rusinë, Europa

është një pjesë e rëndësishme e arkitekturës së sigurisë për aq

kohë sa kanalet e tjera janë përkeqësuar (SHBA dhe NATO).

Besimi politik është një element i rëndësishëm që duhet të

thellohet më tepër, për shembull, do të ishte një parakusht për

të bashkëpunuar në mbrojtjen raketore nëse do të pranohej

më shumë transparencë dhe masa të rëndësishme të rritjes së

besimit. Çdo aktor duhet të zërë një rol të kënaqshëm për

veten për të marrë përgjegjësinë e tij në Europë. Ku dhe si

Rusia do të përshtatej në një strukturë rajonale të

bashkëpunimit, është një çështje që diskutohet shpesh. Kjo

mund të arrihet në qoftë se merren parasysh mungesa e

përsosmërisë për sa i përket arritjeve në marrëdhëniet e sigurisë

dhe e dialogut të institucionalizuar. Për këtë qëllim duhen të

dy anët e medaljes. Nga njëra anë, vetë vendet perëndimore

kanë pikëpamje të ndryshme mbi pozicionin në rritje të Rusisë,

“Rusia do të ndikojë në të ardhmen e afërt dhe prandaj është e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!