22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

93

individët e pasigurt në Shqipëri. Dhuna politike, ekonomike,

sociale, psikologjike, fizike, seksuale etj, ndonëse në

parametra të ndryshëm, është e pranishme dhe gjithmonë

shoqëruese e ndjenjës së frikës, e pasojës së pasigurisë që

pashmangshmërisht çon në sjellje antikonformiste për

komunitetin, izolon individin, rrjedhimisht mbyll rrugët e

mundshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me

sigurinë, për aq kohë sa vetë individi refuzon të marrë pjesë

në një proces të tillë. Pritshmëritë, pa dyshim si në çdo teori

politike apo të një natyre sociale, i adresohen shtetit, i cili

mbi të gjitha ka në dorë të ruajë qytetarin në vende publike,

të përjashtojë rrezikun dhe kërcënimin nga dhuna ndaj tij

duke siguruar në mënyrë dydimensionale sigurinë njerëzore/

personale dhe suksesin e drejtësisë që ofron ligji dhe rregulli

që ai vendos.

Të qenit i pasigurt personalisht nuk nënkupton në

mënyrë të domosdoshme prezencën apo pjesëmarrjen në

një akt dhune, kërcënimi, persekutimi apo diskriminimi.

Nuk ka të bëjë, pra, me të provuarin e një eksperience të

tillë për të vlerësuar pasigurinë. Në fakt pjesa më e madhe

e personave që nuk ndihen të sigurt personalisht në Shqipëri

shumë rrallë ose asnjëherë nuk kanë qenë subjekt i

kërcënimit, diskriminimit persekutimit apo më tej akoma

ushtrimit të dhunës. Prandaj së pari siguria personale është

një çështje e faktorëve kualitativë; ndjenja dhe perceptime,

duke e bërë Shqipërinë një vend me probleme serioze në

kuadër të sigurisë humane pavarësisht faktit se në

dokumentet strategjikë nuk i kushtohet vëmendje e

madhe. 11 Por për aq kohë sa siguria personale është një

ndjenjë vetjake, e ka të bëjë me një arsyetim personal,

gjithsecili vlerëson shkallën e mirëqenies së tij nga

pikëpamja e sigurisë duke konsideruar shtetin apo ndonjë

forcë tjetër reale apo virtuale, në varësi të besimit apo

qëndrimit që mban, si katalizator që lehtëson e më idealisht

ende siguron qenien e këtij individi si “i sigurt”.

11 “Human Security in Albania”, Early Warning Report, UNDP-AIIS,

April 2004.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!