22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

70 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

europianë ishin kundër këtij propozimi dhe si rrjedhojë NATO

ndërmori perspektivën e hyrjes, por e vonoi atë duke e lënë pa

një datë të caktuar.

Për Moskën, kjo zgjidhje nuk ishte e kënaqshme pasi

anëtarësimi ishte shtyrë (ndërsa vazhdohej të inkurajohej) dhe

sepse aleatët vendosën të plotësonin projektin anti-raketor me

një sistem të zhvilluar nga aleanca për të mbuluar zonën

gjeografike të lënë jashtë nga planet e SHBA-së. Është

interesante të vëzhgosh që ndarja midis aleatëve është e ngjashme

me divergjencat midis shteteve anëtare të BE-së kundrejt Rusisë.

Për shembull, Franca dhe Gjermania janë partnere kyç për

Rusinë në Europë dhe janë të predispozuar të marrin një pozicion

të kujdesshëm dhe pajtues, kryesisht kur interesat strategjike

janë në rrezik. Në prill 2008, samiti përfaqësoi një arritje për të

ndihmuar trashëgiminë e Bushit në çështjet e jashtme.

Konfirmimi i përforcimeve të aleatëve në Afganistan balancoi

pozitivisht samitin. Përsëri, kjo nuk e fsheh krizën e identitetit

të organizatës, e cila është akoma duke luftuar për një pranim

të gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar për një raison d’etre. Rritja

e rëndësisë së Rusisë në agjendën e NATO-s ka provokuar një

rezultat të papritur. Disa ditë para samitit, sekretari i

përgjithshëm i NATO-s theksoi që ka ndihmuar për të mbajtur

aleancën të bashkuar më shumë sesa pritej 5 .

Pse NATO perceptohet si kërcënim nga Rusia? Ambasadori

rus në NATO Dimitri Rogozin ka shprehur ndoshta

pikëpamjet më radikale mbi aleancën dhe mbi Kosovën.

Argumentet e tij çuan madje në një konflikt me Agjencinë

Franceze të Lajmeve (AFP), të cilën Rogozin e akuzoi për

shtrembërim fjalimi. Ai mohoi citimin në të cilin ai kërkoi

përdorimin e forcës për të imponuar respektimin e të drejtës

ndërkombëtare në Kosovë 6 . Fakti që Putini e caktoi këtë

politikan nacionalist në postin e Ambasadorit Rus në NATO

5 “NATO closes ranks”, Koment Editorial, Financial Times, 4 April 2008.

6 Letër nga Dimitri Rogozin kryeredaktorit të AFP-së nëParis më datë

25 shkurt 2008. Detaje nga fjalimi i Rogozinit janë raportuar nga agjencia e

lajmeve RIA Novosti (marrë nga http://www.rian.ru/pressclub/20080222/

99667207.html).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!