22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

97

korridoret transite kryesore ekonomike dhe energjetike (ku

mund të përmenden rrugëkalimet strategjike dhe projektet

për naftësjellës apo gazsjellës që mund të kalojnë nëpër vendin

tonë); si dhe aksesi i mundshëm në koleksionin e rëndësishëm

të praktikave më të mira të ekonomive të zhvilluara. Në të

vërtetë mund të themi që nga fillimi i viteve ’90 se janë bërë

hapa pozitivë kur largimi nga një sistem i mbyllur e i

centralizuar solli një ekonomi tregu liberale.

Ndërkohë që në nivelin makro të sigurisë ekonomike duket

se janë kaluar problemet më thelbësore strukturore të

kapaciteteve prosperitet-prodhuese të vendit tonë dhe është

arritur gjatë viteve të fundit, sidomos pas 1999, një rritje reale

e ekonomisë me hapa të dukshëm, çka përbën një lloj

tërheqjeje në një treg global mjaft konkurrues, mund të

artikulohet pa mëdyshje qëndrimi se në aspektin mikro

Shqipëria ka ende shumë për të bërë, sikurse do dalë në pah

nga të dhënat empirike të poshtëpërmendura.

Kështu, gjatë 10 viteve të fundit papunësia në Shqipëri është

ulur nga 18.4% në vitin 1999 në 12.7% në vitin 2008 14 . Kjo i

atribuohet rritjes ekonomike, e cila ka qenë e qëndrueshme

(në rreth 6-7% në vit). Papunësia është më e lartë në pjesën

veriore të Shqipërisë 23.2%, e cila është edhe zona më e varfër

e vendit. Njëkohësisht është ulur edhe niveli i varfërisë jo

domosdoshmërish si rezultat i uljes së papunësisë, por për shkak

të dërgimit të remitancave nga emigrantët, të cilat përbëjnë

një pjesë të mirë të ardhurash për plotësimin e nevojave të

familjeve shqiptare. Megjithëse ecuria e papunësisë ka qenë

pozitive, ajo mbetet e lartë krahasuar me normën e papunësisë

së Evropës Qendrore dhe Juglindore, e cila është 8.8% 15 dhe

sot për sot ka një debat ndërmjet aktorëve të ndryshëm (si

shoqëria civile, akademike, forcat politike etj.) se norma e

papunësisë mund të jetë më e lartë pasi jo çdo i papunë

deklarohet si punëkërkues. Kjo situatë mund të shkaktojë një

14 Ministria e Financës, indikatorët makroekonomikë, www.minfin.gov.al

15 International Labor Organization (ILO), Global Employment Trends,

January 2009, http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/—dgreports/—

dcomm/documents/publication/wcms_101461.pdf

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!