22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

120 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

referues i sigurisë. Emanuel Adler dhe Michael Barnett 42

argumentojnë se komuniteti mund të përcaktohet në tre

karakteristika kryesore: E para është që anëtarët e një komuniteti

kanë identitet, vlera dhe kuptime të përbashkëta. E dyta është

fakti se anëtarët e një komuniteti kanë marrëdhënie të ndërsjella

direkte e të shumanshme. E treta komunitetet tregojnë reciprocitet

që shprehet përmes disa formave interesi afatgjatë madje edhe

altruizmi ndaj pjesëtarëve të tjerë të këtij komuniteti. Ndërkohë

në anën tjetër nocioni i “sigurisë” përfshin: identifikimin e vetes;

përcaktimin e rrezikut; identifikimin e agjentit që do të përballet

me rrezikun si dhe përcaktimin e masave që do të ndërmerren

ndaj situatës. Duke bashkuar “sigurinë” me “komunitetin” shumë

shtete po e rishikojnë konceptin e autoritetit/pushtetit që ato

gëzojnë, për të përfshirë dhe zgjeruar aftësinë e komunitetit për

të zhvilluar vlerat e tij si dhe përballimin e ndonjë kërcënimi të

mundshëm në veçanti kur kemi të bëjmë me grupe/komunitete

vulnerabil. Bashkëveprimi mes këtyre elementëve përbën edhe

kornizën e zhvillimit të sigurisë komunitare në një vend specifik

si është Shqipëria.

Teksa flasim për identitetin dhe lirinë për t’u bërë pjesë e një

komuniteti, vlen të përmendet se ashtu si komuniteti është i

ndryshueshëm në kohë edhe prioritetet në sigurinë komunitare

mund të ndryshojnë madje edhe të pushojnë së ekzistuari. Disa

nga kërcënimet më të hasura në kontekstin e sigurisë komunitare,

mund të konsiderohen shpërbërja e familjes, zhdukja e gjuhës

dhe e kulturës tradicionale së një grupi të popullsisë, diskriminimi

etnik, racial, fetar, seksual; konfliktet me bazë nacionaliste, si dhe

në raste ekstreme gjenocidi e pastrimi etnik.

Komunitetet kombëtare dhe etnokulturore

në Shqipëri

Pavarësisht një trashëgimie deri diku pozitive me të cilën

Shqipëria doli nga e shkuara e saj komuniste (të paktën në

42 Adle. Emanuel, Barnett. Michael, Security Communities, Cambridge

University Press. 1998.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!